VOA zbardh detaje nga vendimi i MSH për mësimin online në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë.

“Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu.

Me shumë gjasë, skenari i parashikuar është ai sipas të cilit nxënësit do të ndjekin mësimet një javë në klasë dhe një javë nga shtëpia.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se kjo masë ndërmerret “për të minimizuar rreziqet në një periudhë, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore”.

Situata e pandemisë në Shqipëri erdhi duke u përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajit nëntor. Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 644 raste të reja: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Për të dytën ditë radhazi, numri i të infektuarve ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit dhe testimet ishin më të ulta, 2137 tamponë. Por shqetësues mbetet pozitiviteti, (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) në nivelin e 30 përqind, gjë që dëshmon për një transmetueshmëri të lartë të virusit në komunitet.

Lexo edhe :  E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Edhe vdekjet pësuan një ulje të fortë në 24 orët e fundit, me 8 viktima: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç. Një ditë më parë, ishin rregjistruar 19 vdekje, numri më i lartë i humbjeve të jetëve brenda një dite.

Nga ana tjetër, situate në spitale vijon të jetë problematike me shifrat e të shtruarve që vijojnë të rriten. Deri pasditen e sotme ishin 461 pacientë, 19 të intubuar dhe 7 të intubuar./VOA

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV