Flet shefja e ISHP: Si do të alternohet mësimi “online” dhe ai fizik në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar Komitetin Teknik të Ekspertëve, t’i rekomandojnë Ministrisë së Arsimit mbylljen pjesërisht të shkollave dhe alternimin e mësimit ‘online’ me atë fizik.

Ajo tha se kjo gjë është bërë për shkak të infeksioneve respiratore, duke qenë se jemi futur zyrtarisht në stinën e dimrit.

Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave, – tha Fico në ‘Open’. Jemi futur në një periudhë shumë të ftohtë të dimrit. Në shumë spitale ka pasur shtrime të fëmijëve. Nuk ka asnjë këmbanë alarmi, por fëmijët janë shtruar në spitale. Kanë pasur simptoma të virozave stinore. Nuk është Sars-cov 2, por është një masë e marrë që të mos shkojmë drejt një infektimi”, – tha ajo.

Fico theksoi se skenari sesi do organizohet mësimi varet nga Ministria e Arsimit. Në media kanë qarkulluar fjalë për një javë mësim ‘online’ dhe një javë në shkollë, por kjo nuk është vendosur ende. E gjitha do të varet nga dinamika e rasteve në shkolla.

Që në krye të herës kur u hapën shkollat, ministria garantoi të kishte një grup mësuesish zëvendësues, i vetmi problem nuk kanë qenë protokollet e sigurisë, në përgjithësi kanë qenë të mirë zbatuara, kanë qenë grumbullimet para shkollave.

Ajo që kemi vendosur, është vetëm ta rekomandojmë ministrisë, sepse ne jemi mjekë, kemi thënë që duke pasur këtë lloj rrezikshmërie të shikohet mundësia e alternimit, mund të ketë vende që të vazhdojë fizikisht, mund të ketë gjimnaze që edhe pjesa e ‘online’ të jetë e lehtë, s’mund t’i themi fëmijës së klasës së parë të përdorë sistemin ‘online’ të mësimit, këto janë gjëra që do t’i vendosë ministria“, – u shpreh shefja e ISHP-së.

Lexo edhe :  ‘Pakoja ka mbërritur në magazinë…’/ Kujdes, mesazhet mashtruese online vjedhin të dhënat

Nisur nga situata e rënduar e koronavirusit në vend,  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi dje se është parë e arsyeshme që shkollat të mbyllen pjesërisht. Manastirliu u shpreh se do t’i kërkojë ministrisë së Arsimit që të përgatisë planin e mësimit të alternuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV