Flet shefja e ISHP: Si do të alternohet mësimi “online” dhe ai fizik në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar Komitetin Teknik të Ekspertëve, t’i rekomandojnë Ministrisë së Arsimit mbylljen pjesërisht të shkollave dhe alternimin e mësimit ‘online’ me atë fizik.

Ajo tha se kjo gjë është bërë për shkak të infeksioneve respiratore, duke qenë se jemi futur zyrtarisht në stinën e dimrit.

Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave, – tha Fico në ‘Open’. Jemi futur në një periudhë shumë të ftohtë të dimrit. Në shumë spitale ka pasur shtrime të fëmijëve. Nuk ka asnjë këmbanë alarmi, por fëmijët janë shtruar në spitale. Kanë pasur simptoma të virozave stinore. Nuk është Sars-cov 2, por është një masë e marrë që të mos shkojmë drejt një infektimi”, – tha ajo.

Fico theksoi se skenari sesi do organizohet mësimi varet nga Ministria e Arsimit. Në media kanë qarkulluar fjalë për një javë mësim ‘online’ dhe një javë në shkollë, por kjo nuk është vendosur ende. E gjitha do të varet nga dinamika e rasteve në shkolla.

Që në krye të herës kur u hapën shkollat, ministria garantoi të kishte një grup mësuesish zëvendësues, i vetmi problem nuk kanë qenë protokollet e sigurisë, në përgjithësi kanë qenë të mirë zbatuara, kanë qenë grumbullimet para shkollave.

Ajo që kemi vendosur, është vetëm ta rekomandojmë ministrisë, sepse ne jemi mjekë, kemi thënë që duke pasur këtë lloj rrezikshmërie të shikohet mundësia e alternimit, mund të ketë vende që të vazhdojë fizikisht, mund të ketë gjimnaze që edhe pjesa e ‘online’ të jetë e lehtë, s’mund t’i themi fëmijës së klasës së parë të përdorë sistemin ‘online’ të mësimit, këto janë gjëra që do t’i vendosë ministria“, – u shpreh shefja e ISHP-së.

Lexo edhe :  I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Nisur nga situata e rënduar e koronavirusit në vend,  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi dje se është parë e arsyeshme që shkollat të mbyllen pjesërisht. Manastirliu u shpreh se do t’i kërkojë ministrisë së Arsimit që të përgatisë planin e mësimit të alternuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lufta në Ukrainë, Trump kritikon Presidentin Putin: Flet budallallëqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe” për...

Mos e digjni librin, mjafton që njerzit mos lexojnë dhe ke fituar një ushtri idjotësh

Nga Leonard Veizi Ka një qetësi të rreme që rëndon mbi raftet e pluhurosura. Në dhomën ku librat heshtin, mendimi ftohet si prush i fikur....

Shkencëtarët më në fund zbulojnë se çfarë fshihet vërtet poshtë një vullkani

A keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet vërtet poshtë një vullkani ? Studiuesit kanë zhvilluar një teknikë të re imazherie që i lejon ata...

Marta Kos: SPAK riktheu besimin te drejtësia, duhet të mbrohet dhe forcohet

Parlamenti europian miraton sot raportin per Shqiperine per progresin pergjate 2024. Komisioneria Marta Kos ka vlerësuar progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën...

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët pas tetë vitesh gërmimesh. Quhet...

Lajme të tjera

Web TV