Një biznesmen në Tiranë, përzgjidhte një vajzë në “Instagram” dhe më pas Hermes Nikaj, ja çonte në hotel “Devi”. “…Paguaja të parin “Zogun”, pastaj vajzën…”.
O. S, biznesmen dhe pronar i një “Call-Centeri” në Tiranë rezulton të ketë qenë një nga klientët e rregullt që Hermes Nikaj, ose “Zogu i Tiranës”, e furnizonte me vajza të reja. Emri i biznesmenit O.S., ka dalë në përgjimet telefonike që prokuroria e Tiranës, ka kryer në kuadër të hetimeve që zhvillonte për shfrytëzimin e prostitucionit në kryeqytet.
Nisur nga kjo situatë ka dalë rishtazi dhe një biznesmen tjetër në dosjen e “Zogut të Tiranës”, i cili përzgjidhte vajzat në Instagramin e Hermes Nikaj, dhe më pas ky i fundit ja çonte në ambientet e hotel “Devi” në Tiranë, ku më pas O., kryente marrëdhënie seksuale.
“Fjala.al” mëson se në të gjitha episodet ku biznesmeni O., ka kryer marrëdhënie me vajzat që i çonte Hermes Nikaj, ai i jepte këtij të fundit paradhënie dhe më pas “Zogu i Tiranës” qëndronte brenda në dhomë, ndërsa O.S, dhe vajza që ai kishte përzgjedhur kryenin marrëdhënie seksuale. Në rrëfimin që biznesmeni ka dhënë në polici ka treguar se nëpërmjet rrjetit social “Instagram” është njohur me Hermes Nikaj.
Sipas tij, ky i fundit publikonte foto dhe video me vajza të ndryshme. Më pas kanë shkëmbyer numrat e telefonit me njëri-tjetrin, duke vijuar komunikimin në aplikacionin “Whatss app”. O., i ka thënë Hermes Nikaj nëse mundej të takohej me vajzat që ai publikonte në Instagram dhe nëse ajo vajzë që ai pëlqente mund të vinte me të për të kryer marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës.
Ndërsa nga ana tjetër Hermesi, i ka treguar se vajzat mund të shkonin me të, vetëm nëse e respektonte me diçka. Respekti në këtë rast ishte pagesa në para ose në euro. Biznesmeni O, ka treguar se herën e parë që ka përzgjedhur një vajzë, të cilën Hermesi e kishte publikuar në Instagram, ka qenë para 1 viti e disa muaj. Hermesi, ja ka çuar vajzën aty ku ndodhej O, duke rënë dakord që të shkonin në hotel “Devi” që ndodhet në Shkozë.
O., ka sqaruar më tej se kishte shkuar ai më parë në ambientet e hotelit të mësipërm. Aty ka marrë një dhomë dhe më pas ka biseduar me Hermesin duke i treguar numrin e dhomës. Hermesi dhe vajza kanë shkuar në hotel me taksi. Pasi kanë hyrë në dhomë, ai tregon se vajza i është prezantuar vetëm në emër dhe se ai e ka pëlqyer vërtet këtë vajzë.
Më pas i ka bërë para pagesë prej 50 mijë lekë të vjetra Hermes Nikaj dhe më tej ka vijuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën që kishte përzgjedhur në Instagram, ndërsa sipas tij Hermes Nikaj ka qëndruar në dhomë duke luajtur me telefon. Biznesmeni O, ka treguar në polici se veç këtij rasti Hermes Nikaj, i ka çuar dhe 6 herë të tjera vajza të ndryshme me të cilat ai ka kryer seks në këmbim të parave.
Në çdo rast ishte biznesmeni O., ai që përzgjidhte vajzën në Instagram dhe më pas Hermesi ja çonte tek hotel “Devi” në Shkozë. Biznesmeni shkonte kapte dhomën 30 minuta para dhe më pas, priste vajzën së bashku me Hermes Nikaj. Më pas i bënte pagesën të parit Hermes Nikaj, dhe priste derisa vajza të bënte një banjo dhe më tej fillonin kryerjen e marrëdhënies seksuale.
Biznesmeni, ka treguar në polici se në të gjitha rastet Hermes Nikaj qëndronte brenda në dhomë, duke u marrë me telefon, ndërsa ai kryente seks me vajzën. Sipas tij, Hermesi qëndronte në dhomë pasi vajzat gjatë marrëdhënies seksuale nuk ndiheshin mirë, nëse do ishin vetëm me klientin e tyre. Ai ka treguar se qëndrimi në dhomë me vajzën varionte nga 30 deri në 40 minuta, ku për çdo rast paguante të parin Hermes Nikaj, kundrejt shumës 50 mijë lekë të vjetra ose 50 euro dhe mandej paguante dhe vajzën./Bl.Ba/Fjala.al