Gjatë vitit 2012 teksa mbante pozicionin e zv. presidentit, Joe Biden mbështeti hapur komunitetin LGBTQ dhe martesat e të njëjtit seks, madje më parë se vetë Obama
Tashmë si i zgjedhuri për president, Biden ka premtuar për aktivistët e komunitetit se do të zbatojë pothuajseçdo propozim të tyre.
Në një pjesë të mirë të rasteve masat e reja do të përmbyin veprimet ekzekutive të presidentit aktual Trump, administrata e të cilit ndërmori hapa të shumtë për të dobësuar mbrojtjen e trasngjinorëve apo të personave LGBTQ.
Përtej veprimeve ekzekutive që ai mund të marrë në mënyrë të njëanshme, Biden thotë se përparësia e tij kryesore legjislative për çështjet LGBTQ është Akti i Barazisë, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve vitin e kaluar por i bllokuar në Senat.
Në 21 shtete kryesisht të qeverisura nga demokratët, do të mbulohen sektorë të tillë si strehimi dhe shërbimet publike.
Biden thotë se ai dëshiron që akti të bëhet ligj brenda 100 ditësh nga marrja e detyrës, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Duke supozuar që projektligji kalon përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve, ai do të kishte nevojë për mbështetje nga disa republikanë në Senat, edhe nëse demokratët fitojnë kontroll duke fituar dy gara balotazhi në Xhorxhia.
Një nga masat që Biden është zotuar ta zbatojë është heqja e ndalimit të transgjinorëve në ushtri, ndalim i vendosur ky nga Trump.
Disa nga premtimet e Biden:
Emërimi i një grup njerëzish LGBTQ në pozicionet e qeverisë federale.
Shkollat publike do të kenë tualete, dhoma zhveshjesh, skuadra sportive në përputhje me identitetet gjinore të studentëve transgjinorë.
Mbrojtje të transgjinorëve nga dhuna, kryesisht ata me ngjyrë. Mbledhje e të dhënave gjithëpërfshirëse rreth personave LGBTQ duke shtuar pyetje në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor në sondazhet kombëtare.
Të drejtat LGBTQ do të jenë përparësi për politikën e jashtme të SHBA, pavarësisht presioneve, sanksioneve apo qeverive të huaja që shkelin të drejtat e tyre./Re.D/Fjala.al