Këto janë gjëegjëzat për fëmijë, por që as të rriturit nuk i zgjidhin dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

​Këto gjëegjëza janë krijuar për fëmijë , por të rriturit duket sikur nuk arrijnë dot t’i zgjidhin.

I gjeni dot përgjigjet e sakta? Përgjigjet i keni në fund.

1. Jam e lehtë si pendë, por as njeriu më i fuqishëm nuk mund të më mbajë më gjatë se 5 minuta.

2. Zotëri Ramadani ka dy fëmijë. Nëse më i madhi është djalë, sa janë gjasat që edhe fëmija tjetër të jetë djalë?

3. Nëna e Stejsit ka pasur katër fëmijë. I parë është quajtur Prill, i dyti Maj, i treti Qershor. Si quhet fëmija i katërt?

4. Çfarë zmadhohet, por asnjëherë nuk zvogëlohet?

5. E hidhni pjesën e jashtme, dhe e përgatitin brendinë. Pastaj e hani pjesën e jashtme dhe e hidhni brendinë. Çfarë keni ngrënë?

6. Çfarë udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend?

7. Jam e lartë kur jam e re dhe e shkurtër kur jam e vjetër. Kush jam unë?

8. Një vozitës autobusi ka kaluar shenjën Stop pa u ndalur, ka kthyer majtas aty ku ka qenë e ndaluar kthesa majtas dhe ka kaluar në kahjen e gabuar në një rrugë njëkahëshe. Ai nuk ka thyer asnjë rregull. Pse?

9. Çfarë u përket juve, por të tjerët e përdorin më tepër se ju?

Nëse nuk i keni gjetur, përgjigjet mund ti shihni më poshtë

Përgjigje:

1. Fryma

2. 50%

3. Stejsi

4. Mosha

5. Misri

6. Pulla postale

7. Qiriu

8. Ai ka ecur

9. Numri i telefonit.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV