Mimi Kodheli: Opoizta është e përçarë dhe pa ide

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mimi Kodheli duke folur sot emërimin e saj si zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, tha se nuk e priste emërimin dhe u ndje shumë e surprizuar.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, e pyetur nga kjo e fundit se çfarë mendon për opozitën aktuale në Shqipëri, tha se i duket e përçarë dhe me disa krerë politikë. Kodheli tha se opozita është pa ide dhe e segmentuar.

“Është atipike situata në Shqipëri, sepse shikoj që ka shumë krerë të opozitës, janë krijuar parti të reja, segmentime të reja. Nuk ka një dakortësi mes tyre, nuk ka një ide, nuk ka program. Kjo e bënë lehtësisht të thyeshme këtë opozitë. Jo çdo lloj opozite, sepse opozitat janë vlerë e shoqërisë demokratike dhe janë shumë të vlefshme. Unë gjykoj se sot programet politike të mos ngrihet me baltën e kundërshtarëve. Duhet të riformatojmë ndryshe mënyrën e të bërit politikë”, tha Kodheli.

Lidhur me akuzat që i janë bërë kreut të PD-së Lulzim Basha për kasetën e masakrës së Krushës, Mimi Kodheli tha se nuk dëshiron të japë opinione pa fakte, dhe se i takon institucioneve përkatëse të zbardhin çdo të vërtetë.

Tufa: Akuzat ndaj Bashës për të shkuarën e tij dhe lidhjen me kasetën, si i keni parë? Besoni se ka një të vërtetë apo janë akuza për baltosje?

Kodheli: Unë jam si Shën Thomai besoj kur shikoj dhe prek. Ka organe kopetente që duhet të merret me zbardhjen e shumë ngjarjeve dhe ndodhive e procedurave. Nuk duhet luajtur politiksht me këto akuza. Nuk është hedhur dritë aq sa duhet mendoj për këto akuza. Kjo padyshim nuk e di nëse bëhet qëllimisht apo jo, por mendoj që gjëja që ja vlen është se ne si shqiptarë të bashkuar duhet t’i kopsisnim letrat për t’i vënë pikat mbi i, pasi aty ishin faktet, aty ishin dokumentet. Për gjenocidin janë kopsitur letra të çuditshme kundër shqiptarëve, ndërkohë që ne kemi qenë viktima dhe jo agresorë.

Të fundit

I ka mbijetuar të 2 luftërave botërore/115-vjeçarja shpallet ‘personi më i vjetër në botë

Një grua 115-vjeçare britanike është bërë personi më i vjetër në botë, pasi mbajtësja e mëparshme e rekordit vdiq në prill. Sipas gazetës Independent,...

Gjykata i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar...

15 kisha që do t’ju lënë pa fjalë

Në shpatet e maleve, të gdhendura në shkëmbinj, mbi një urë... eksploroni kishat më spektakolare në botë në këtë histori fotografike. Hallgrimskirkja - Islandë Búðakirkja -...

Trump ‘trondit’ sërish me deklaratën/ “Manjatët e internetit po më puthin të pasmet!”

Një frazë e re tronditëse nga Donald Trump. Këtë herë, një fyerje që nuk i drejtohet udhëheqësve të huaj, por manjatëve të internetit. Në një...

SHBA dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje për mineralet, Vance: Lufta nuk mbaron së shpejti

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje të re për bashkëpunim ekonomik në fushën e burimeve natyrore, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance...

Lajme të tjera

Web TV