Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora së fundmi ka thyer rregullat e Covid-19 në festën e saj të ditëlindjes.
Në ditëlindjen e saj të 30-të, Rita grumbulloi një grup miqsh në festën e saj, të cilën e organizoi në një restorant në Notting Hill, në Londër.
Menjëherë pasi në rrjetet sociale qarkulluan foto nga ditëlindja e këngëtares, fansat e ‘zemëruar’ i kërkuan këngëtares që të kërkonte falje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se grumbullimi për festën e ditëlindjes ishte një gabim dhe i pafalshëm.
“Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë”, është shprehur ajo.
Ndërkohë burimet për mediat angleze thonë se këngëtarja ka paguar një gjobë prej 13 mijë dollarësh për rregullat që theu./r.g/Fjala.al