Covid-19 në Shqipëri/ Rama: Ja pse u mbyllën Universitet dhe jo baret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes pse janë hapur baret ndërsa Universitetet jo, duke thënë se Universitet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku.

Gjatë një bashkëbisedimi live në Instagram deklaroi se ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, sa i përket përballimit të pandemisë nga ministria e Arsimit, por ai shtoi se përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.

“Patjetër që nuk ka asgjë përfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri cdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.

Shtatë vite e 2 muaj, se çdo muaj është muaj pune e çdo muaj mund të bëhet më shumë. Kemi ndryshuar trajektoren në sensin e të ardhmes, është një kantier i hapur, nëse e krahasojmë me ku ishim s’ka krahasim për mirë. Nuk jemi aty ku duam, ndaj duhet të punojmë ende me vullnet e durim.”, theksoi Rama

Gjatë diskutimeve, kreut të qeverisë iu drejtua dhe pyetja pse baret janë hapur dhe universitet mbyllur?

“Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu. Bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, të leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dh eështë vepruar kështu. Universitet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku edhe për shkak të numrave, bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur. Ekonomikisht, s’kemi pse i fshihemi këtij argumenti. Uroj të jemi në fund të maratonës, por askush nuk e di kur është fundi i saj. Komiteti i ekspertëve është në kontakt të vazhdueshëm.”, u përgjigj Rama.

Lexo edhe :  Transporti i gjelbër, transformimi i Piramidës tërheq vëmendjen e mediave gjermane

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë...

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

“Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” ka komentuar mitingun e Ramës në Athinë. Berisha shprehet se...

Apple dhe OpenAl pranë marrëveshjes që do të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit të SHBA Joe Biden që...

Lajme të tjera

Web TV