Hapet qarkullimi në Bulevardin ‘Zogu I’/ Erion Veliaj: Premtim i mbajtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, Bulevardi “Zogu I” është hapur për qarkullimin e automjeteve, i transformuar në një hapësirë të madhe publike, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja, Ogerta Manastirliu inspektuan dje në mbrëmje (30 nëntor) detajet e fundit të aksit që do të lehtësojë edhe qarkullimin e automjeteve.

“Ne do ta hapim trafikun, teksa vazhdojmë të kurojmë disa detaje, me disa pemë për t’u mbjellë e vijëzime që duhen bërë, do vendosim sinjalistikën, do ndriçojmë disa nga fasadat etj. Janë punë që mund t’i bëjmë pa kufizuar trafikun, për të krijuar një valvul të re shkarkimi nga sheshi “Skënderbej” dhe Unaza e Vogël, në drejtim të “Bulevardit të Ri”, për t’u lidhur me Unazën e 3-të ose për të vazhduar në zonën e Bregut të Lumit”, tha Veliaj.

 Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht sfidës së tërmeteve dhe pandemisë, puna për të çuar përpara projektet nuk është ndalur. Ai theksoi se pavarësisht histerive, si në çdo projekt tjetër të mëparshëm, falë punës vlera e pronës së qytetarëve dhe e bizneseve në këtë zonë është rritur.

“Si çdo projekt, fillimisht u përball me histerinë, mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por gjërat nuk ndryshojnë po s’i preke me dorë. Nesër qytetarët do të zgjohen të mahnitur se sa hapësirë është fituar, vetëm duke pastruar ferrat, kioskat dhe gjithë çudirat shqiptare që kemi trashëguar në 30 vite tranzicion e mungesë kontrolli në këtë bulevard. Legalizime, hipoteka të dhëna lëmsh, ishte si të qëroje oriz, është pastruar çdo cm2 dhe më vjen mirë që ia dolëm dhe e mbajtëm fjalën për ta hapur në fund të nëntorit. Vlera e pronës është rritur në këtë njësi, po ashtu edhe aktiviteti ekonomik që do të rikthehet pas pandemisë, dhe pasi ta fitojmë atë betejë, siç kemi fituar çdo betejë, do të jetë prova se ishte investimi i duhur”, deklaroi Veliaj.

Ai i shprehu mirënjohjen komunitetit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Lexo edhe :  Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave, Ja shkaku!

“Mezi pres që, kur të takohemi herën tjetër, të jetë mbaruar jo vetëm ky projekt, por të vazhdojmë deri në fund të Bregut të Lumit. Investimi i fundit në këtë aks për Njësinë 9, pas sheshit ‘Zogu I’ dhe ‘Bulevardit të Ri’, do të jetë sheshi fundor, si sheshi ku takohemi me lumin. Do të kemi një aks të pandërprerë, me sheshin ceremonial ‘Nënë Tereza’ në krye, sheshin “Skënderbej” në qendër, dhe sheshin fundor të Njësisë 9, por edhe të gjithë Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i shprehu mirënjohjen Bashkisë së Tiranës për investimet që nuk janë ndalur në asnjë moment.

“Ky është një tjetër premtim i mbajtur. Po vijojmë me programet tona të rindërtimit, të rehabilitimit, me programet tona të zhvillimit dhe të transformimit të shëndetësisë, ashtu siç po e shohim edhe me Tiranën, e cila nuk ndalet. Vijmë për të inauguruar një tjetër projekt kaq të rëndësishëm, që jo vetëm banorët e Njësisë 9 e prisnin prej kohësh e kohësh, por për të gjithë Tiranën, që është një investim madhor, thelbësor që do t’i japë zhvillim kësaj zone”, deklaroi Manastirliu.

Falë projektit të ri, bulevardi nuk do të shfrytëzohet thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.Fjala.al/La.Mi

 

Të fundit

Papa Françesku: Tmerret e Holokaustit nuk duhet të harrohen apo mohohen

Papa Françesku, duke folur në prag të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Aushvic, tha se Holokausti...

Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë, foshnja që po zhvillohet merr të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e nevojshme për rritjen e saj nga nëna. Prandaj, është jetike që...

Analiza e VOA-s: Pse Presidenti Trump po tërhiqet nga OBSH dhe çfarë mund të ndodhë?

Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duket të ishte i papritur as për...

Reshje shiu dhe vranësira, ja si parashikohen temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike...

Dyshohet se i ngacmoi të ëmen, i riu plagos me thikë 53-vjeçarin në zonën e Yzberishtit

Eduart Rrapi mësohet se është personi që mbeti i  plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit. Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për...

Lajme të tjera

Web TV