Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Intervista Gazmend Oketa/ “Ku ndryshon PD e Bashës me PD e Berishës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, tregon për rikthimin e tij në PD dhe raportet e tij me ish-kryeministrin Berisha. Si e sheh situatën në vend dhe strategjia e opozitës për marrjen e pushtetit.

-Çfarë do bëjë PD nëse do vijë në pushtet lidhur me koncesionet? Sepse ato janë me kontrata.
Absolutisht ato janë kontrata me shtetin dhe absolutisht këtyre kontratave opozita shqiptare dhe PD i ka paraprirë së pari duke bërë publike qëndrimet që ajo do mbajë kur të vijë në pushtet, me të ashtëquajturin ligji antimafia, të gjitha ato kontrata do kalojnë në sitë, dhe për sa kohë do të vërtetohen qoftë burimet financiare të atyre që janë përfshirë në këto kontrata, qoftë mënyrat si janë hartuar ato kontrata, nëse janë të paligjshme ato kontrata do të anulohen. Do të anulohen duke mos i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit siç po ndodh me çështjet që janë në Strasburg të cilat janë për shkak të zotit Rama.

Unë po e theksoj që do ketë një procedurë ligjore e cila do të bëjë të mundur që gjithë ato kontrata të cilat janë të dyshimta, të gjitha ato kompani të cilat e kanë filluar me 1 mijë lekë të vjetra dhe pastaj kanë ndërtuar inceneratorë, me paratë e shqiptarëve me vlerë miliona euro, aty ka plot elementë që mund të evidentohen dhe duke respektuar procedurat ligjore, për të mos penalizuar buxhetin e shtetit me vendime gjyqësore, absolutisht do ndërtohet një strategji e tillë, e deklaruar që në krye të herës nga PD.

-Zoti Oketa, mund të na thoni për publikun ndonjë arsye të veçantë të kthimit tuaj dhe si ishte ky kthim?
Absolutisht ishte një situatë të cilën vërtet është për të ardhur keq. Sot gjendemi në një situatë ku gati të gjithë nënkryetarët e PD kanë subjektet e tyre politike. E kam thënë te një kolegu juaj, që varet se si do ta shikosh. Do ta shikosh që ikën, apo do ta shikosh që i larguan. Është një çështje që i mbetet interpretimit. Kur ka një divorc, nuk duhet vënë gishti ose fajësia vetëm te njëra palë. Unë nuk pendohem në asnjë moment, qoftë të jetës sime politike, qoftë të jetës sime personale.

Gjykoj se në atë kohë ajo lëvizje do i shërbente demokratizimit të PD. Do më duhet ta ripërsëris këtë gjë që e kam thënë publikisht në atë kohë, në 2010 kur jam shkëputur nga grupi parlamentar, unë po largohem sot që forca ime politike është në pushtet. Sa herë që grupimi politik ku unë bëj pjesë është gjendur në nevojë, unë jam afruar. Shpesh herë me shaka e kam thënë se jam më i prerë për opozitar sesa për pushtetar dhe besoj se kjo bën një diferencë të madhe së paku në aspektin moral me shumë lëvizje të tjera të zhvilluara më pas, apo sot në një moment që PD, opozita shqiptare dhe shoqëria shqiptare ka më shumë se kurrë nevojë për rrotacion politik.

-Ka ndonjë arsye specifike se përse i besoni PD-së së zotit Basha?
Sigurisht që zoti Berisha ka pasur rolin e tij në gjithë ecurinë e PD. Absolutisht, cilido të ishte kryetari i PD, për shkak edhe të impaktit që ka në jetën politike shqiptare apo edhe në strukturat e PD, besoj se do ruante një marrëdhënie korrekte komunikimi.

Ndoshta shumë veta bëjnë një paralele me atë çka ndodhi te PS ku zoti Nano dha dorëheqjen dhe u zhduk nga skena politike. Mos harrojmë që zoti Nano pas dorëzimit të pushtetit ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Unë nuk jam rikthyer as se besoj se PD është bërë një parajsë, dhe as se unë jam shpëtimtari i PD apo opozitës shqiptare. Jam kthyer me të njëjtin motivacion, me të njëjtin vullnet, për të dhënë kontributin tim.

Shqetësimi im, e them me shumë sinqeritet, më tepër shqetësim qytetar por sigurisht i miksuar me politikën pasi duhet ta pranojmë që në një moment që ti angazhohesh politikisht, ajo të ndjek do apo s’do ti. Shqetësimi im ka qenë dhe vijon të mbetet fakti që unë nuk pranoj që kryeministri i vendit tim, nesër Lulzim Basha të denigrojë opozitën e nesërme. Unë gjykoj që një kryeministër i përgjegjshëm duhet t’i krijojë të gjitha mundësitë opozitës që ajo të bëjë punën dhe të përmbushë misionin e saj.

-Është cilësuar si brezi i dytë i politikanëve në PD. Sipas jush që keni punuar në të dyja periudhat, cili është ndryshimi mes këtyre dy lidershipeve?
Është një gjë krejt normale, është vet evolucioni i kohës që disa ndryshime do të ketë.
-Ku ndryshon PD e Bashës me PD e Berishës?
Në gjykimin tim, në filozofinë politike në qëndrimin në raport me biznesin, me shtresat që vijnë nga të persekutuarit, nga pronarët e ligjshëm, nuk gjykoj se ka ndryshuar gjë.
-Po çfarë ka ndryshuar atëherë?
Thjesht ka ndryshuar emri i kryetarit të PD, stili, mënyra e drejtimit që njëri ka në raport me tjetrin.
-Si është marrëdhënia juaj personale me zotin Berisha?
Është një marrëdhënie korrekte. Ka qenë gjithmonë një marrëdhënie siç është edhe sot me zotin Basha dhe me shumë kolegë të tjerë. Unë i ndaj fare mirë marrëdhëniet personale me marrëdhëniet e punës.

Lexo edhe :  Pas SkyEcc dhe EnchroChat, Europol: Kemi zbërthyer aplikacionin “Matrix”

Largimi im nuk ka qenë për shkak të marrëdhënieve personale, përkundrazi marrëdhëniet personale kanë qenë gjithmonë në nivele shumë të mira. Kur them marrëdhënie korrekte unë iu referohem këtyre lloj marrëdhënieve dhe pjesa tjetër pastaj është secili mund ta perceptojë më mënyrën e tij,, me idenë që ai ka për fjalën korrekte në raport me marrëdhëniet mes dy individëve.

-Pse shqiptarët duhet të votojnë PD në zgjedhjet e 25 prillit?
Unë gjykoj se ka shumë arsye. Kanë kaluar tetë vite dhe besoj se gjithsecili e mban mend atë taksën e sheshtë. Direkt familjet shqiptare në fund të çdo muaji në xhepat e tyre do kenë më shumë para.
-Ku do i gjeni lekët?
Është shumë e thjeshtë për tu gjetur lekët. Sigurisht është e vështirë për tu bërë. Nëse vendi qeveriset nga një qeveri e përgjegjshme e cila nuk ka prioritet tenderat dhe koncesionet, vjedhjen e buxhetit. Duhet të na besojnë sepse ishim ne që bëmë këtë taksën që po thoja dhe e kemi premtuar dhe do ta bëjmë. Ishim ne që premtuam anëtarësimin në NATO dhe e bëmë. Ishim ne që premtuam liberalizimin e vizave dhe e bëmë.

-A duhet të largohet zoti Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet?
Ju jeni gazetar i vjetër, unë jam nga ata politikanë që ju më shtresëzuat si të tillë, por të them të drejtën dhe për këtë i jam mirënjohës medias në tërësi, nga komunikimi me median, nga komunikimi me gazetarë me eksperiencë si ju edhe unë i kam mësuar disa truke të cilat nuk janë truke politikanësh, por janë më së shumti gazetarësh. Le të presim 26 prillin.
-Do doja një përcaktim tuajin për mënyrën si është menaxhuar ministria e Mbrojtjes në qeverisjen e PS me dy zonjat e para në krye të kësaj ministrie, Mimi Kodhelin dhe Olta Xhaçkën, por edhe për atë që është debat lidhur me buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes në kuadër si anëtare e NATO-s. Objektivi është 2% . Zonja Xhaçka ka deklaruar se për vitin 2021 do jetë 1.5% e PBB.
Është një çështje e cila për hir të së vërtetës është diskutuar vazhdimisht. Duhet ta pranojmë që për një vend si Shqipëria është një objektiv i rëndësishëm. Në kohën kur isha unë, duhet të tregohem i sinqertë përdoreshin edhe disa instrumenta financiarë për ta bërë që të ishte afër 2%. Ka pasur një zë i cili normalisht nuk duhej llogaritur, i cili ishte zëri i pensioneve. Përfshiheshin edhe pensionet e ushtarakëve.
-A duhet të përfshihet te buxheti?
Jo nuk duhet të përfshihet. Megjithatë duhet të jemi koshient që nëse e përkthen atë shifër në vlera absolute është shumë. T’iu them të drejtën ka dalë dhe në ato dokumentet e Ëikileaks-it kjo që unë kam deklaruar në atë kohë. Unë kam bërë një deklarim në mbledhjet ku diskutonim për buxhetin, por edhe një bisedë me ish-ambasadorin amerikan Ëithers ku i kam thënë që pavarësisht se është angazhimi në raport me NATO-n prej 2% gjykoj se është e vështirë që me mundësitë që kemi ta arrijmë këtë. Kam pasur kurajon t’i them që unë do preferoja që ne të mos abuzonim me këto fonde në sensin që në momentin që ne nuk kemi kapacitete për t’i tenderuar, për t’i menaxhuar siç duhet, do preferoja që këto para të shkonin në ndërtimin e ujësjellësave, shkollave, kopshteve, të alokoheshin në një ministri tjetër.
-Kur PS ishte në opozitë. Në një intervistë që i kam marrë Erion Veliajt i kam thënë që nëse ju do jeni në pushtet, a mund të ndodhë si në SHBA që një nga ministrat e PD ju mund ta mbani akoma në qeveri? Patjetër, – tha ai,- dhe për mendimin tim ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa mund të qëndrojë edhe gjatë qeverisjes tonë.
Nuk e di, nuk e kam dëgjuar. Ndoshta më ka rënë në vesh dhe e kam fshirë nga kujtesa. Nëse ju kujtohet ka pasur një ndryshim presidence në SHBA dhe sekretari i Mbrojtjes qëndroi në detyrë edhe pse pushteti u ndryshua.

Të fundit

Berisha mendon edhe për Metën: Çështja do shkojë në Hagë

Kryetari i PD-së Sali Berisha po merret “seriozisht” me çështjen e Ilir Metës, duke e konsideruar arrestimin e tij...

Parlamenti “shpall falimentin”: S’kemi lekë për dieta

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një lloj “falimenti”, duke kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave për të mbijetuar deri në fund të vitit. Pas...

Horoskopi ditor, e Enjte 5 Dhjetor/ Zbulo çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Mund të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Mund të merrni lajme të mira në lidhje me punën...

Real Madrid pëson disfatë në “San Mames” ndaj Bilbaos, zhgënjen sërish Mbappe

Real Madrid pësoi disfatë 2-1 ndaj Atletico Bilbaos. Berenguer heshti Los Blancos me golin e tij, në minutën e 53-të. Mbappe u shndërrua në...

Lajme të tjera

Web TV