Vjosa Osmani shërohet nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, dhe se është rikthyer në zyrën e saj në presidencë, për të vazhduar me angazhimet e saj.

Ajo ka qëndruar dy javë në vetizolim dhe aktivitetet i ka zhvilluar kryesisht online.

“Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, ka shkruar në rrjetet sociale, Osmani.

Të martën pas një takimi të Komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se “situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll”.

Ai ka paralajmëruar se masat aktuale do të mbesin në fuqi dhe se për festat e fundvitit do të ketë masa tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rreth dy javë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e lirë në disa komuna nga ora 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.

Kryeministri tha se deri më tani janë testuar 145 mijë qytetarë, prej të cilëve 38 për qind kanë dalë pozitivë, ndërsa rreth 62 për qind janë shëruar.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi i ri. Sipas IKSHPK-së, nga 1.375 mostra të testuara janë konfirmuar edhe 521 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Lexo edhe :  KUJDES, pamje të rënda / Të shtëna me armë zjarri, vritet një 18-vjeçar

Në bazë të raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.505.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 40.117, prej të cilëve 1.026 kanë vdekur ndërsa 25.586 janë shëruar.

Rastet e para me koronavirus janë shënuar në mes të muajit mars./rel

Të fundit

“Dua të afrohemi”/ Si iu përgjigj Egli kërkesës së Gjestit?

Në një bisedë të sinqertë mes tyre, Gjesti dhe Egli tentuan të zgjidhin tensionet që kanë shoqëruar marrëdhënien e...

Edi Rama dhe shija e shtetit të ri

Nga Baton Haxhiu E pashë dhe e dëgjova nga fillimi në fund programin “Shqipëria 2030” dhe, për herë të parë pas një kohe të gjatë,...

A mund të ndryshojë muzika shijen e ushqimit? Ja çfarë thotë shkenca

Muzika nuk është vetëm argëtim, por ndikon edhe në mënyrën se si ushqehemi! E keni vënë re ndonjëherë se si një vakt në një restorant...

Mesazhi i Begajt për Kryepiskopin Joan: Nuk jeni vetëm në misionin tuaj

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joanit, u shpreh se Fronëzimi i Tij shënon një...

Ju prezantoj të ardhmen europiane

Nga Edi Rama  4 vjet më parë, këtu në këtë sferë, ne shpalosëm piketat kryesore të programit qeverisës të mandatit të tretë. Ishte një kohë tejet...

Lajme të tjera

Web TV