A duhen ndryshime në qeveri? Përgjigjia e Mimi Kodhelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga diskutimet e  javëve të fundit ka qenë nëse kryeministri Edi Rama duhet të bëjë ose jo ndryshime në qeveri. U duk sikur në Asamblenë e PS  më 9 tetor ky diskutim u mbyll kur Rama nuk i përmendi por më pas u hodh sërish si tezë. Por tashmë që jemi 5 muaj përpara  zgjedhjeve të 25 prillit a duhet të bëhen ndryshime?  Deputetja e PS Mimi Kodheli deklaroi gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se sipas saj nuk janë të nevojshme ndryshimet në qeveri vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

-Zoti Rama ka shprehur që duhen bërë freskime dhe ndryshime në qeveri. Ju si mendoni?

-Kjo është në tagrin padyshim të kryeministrit. Ajo që unë mund të them është që nuk e shikoj të nevojshme të ndryshojë qeveria për aq kohë sa tre-katër muaj shkojmë në zgjedhje. Kështu që Kryesia bashkë me kryetarin e partisë kanë caktuar drejtuesit politikë të qarqeve dhe puna në terren ka filluar, pavarësisht kushteve të pamundësisë së kontaktit të shumë njerëzve për shkak të pandemisë. Në gjykimin tim, kjo do jetë fushatë unikale, atipike, urojmë të mos ketë asnjë tjetër të tillë, për shkak të vetë kushteve të vështira në të cilat do të zhvillohet. Unë besoj se ne duhet të jemi të fokusuar te shëndeti i njerëzve në radhë të parë dhe në rradhë të dytë të mund të zhvillojmë një fushatë e cila do të na largojë nga politika banale. Duhet të na largojë nga kjo gjë./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper,...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

Lajme të tjera

Web TV