Trump nuk e pranon humbjen: Zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një material 46 minutësh, duke recikluar pretendimet e tij të pabazuara për mashtrime zgjedhore, në zgjedhjet që ka humbur muajin e kaluar kundër sfiduesit demokrat, Joe Biden.

Në një video të publikuar në rrjetin social, Facebook, Trump e ka quajtur fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që kam bërë ndonjëherë”, teksa ka sugjeruar se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është mirë për shtetin tonë” dhe të përmbysë rezultatin.

Presidenti 74-vjeçar ka vazhduar të vë në pikëpyetje rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, apo 7 milionë më shumë sesa Trumpi.

Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar, ndonëse anëtarët e administratës së tij, duke përfshirë aleatin e tij të afërt, Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, kanë përsëritur se nuk ka dëshmi për mashtrime zgjedhore.

Asnjë pjesëtar i mediave nuk është parë në incizimin e Trumpit.

Fushata e Trumpit dhe mbështetësit e tij kanë dërguar në gjykatë disa raste dhe kanë pretenduar se janë kryer keqbërje në zgjedhjet e nëntorit, ndonëse pothuajse të gjitha janë hedhur poshtë për mungesë të provave.

Ndonëse Facebook dhe Twitter, ku Trump ka postuar linkun e videos, e kanë shënjuar materialin si problematik, qindra mijëra mbështetës të tij “e kanë pëlqyer” videon.

Biden ka vazhduar të ndërtojë administratën e tij për të nisur udhëheqësinë në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimit më 20 janar.

“Ekipi im për tranzicion është duke punuar për atë që do të çojë përpara në Kongres, për të adresuar shumë kriza me të cilat po përballemi, sidomos krizën ekonomike dhe koronavirusin”, ka thënë Biden para punëtorëve në një tryezë të rrumbullakët në vendlindjen e tij në Delauer më 2 dhjetor./rel

Të fundit

Rezoluta anti-korrupsion e PS, Alibeaj: Synim të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se propozimi i PS-së për një Komision të Posaçëm me opozitën, synon...

Balla firmos Memorandum Mirëkuptimi me kreun e OSBE-së: Bashkëpunim institucional

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nënshkruar së bashku me Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë Clarisse Pasztory dhe përfaqësuesit e disa organizatave...

“A është një lidhje e vërtetë kjo e juaja?”/ Juli vendos ‘me shpatulla pas murit’ Heidin

Pas deklaratës së Graciano Taganit se Romeo Veshaj i ka shkruar Erjola Doçit për tu lidhur kur kanë qenë jashtë “BBV”, disa nga konkurrentët...

Leka dhe Elia zyrtarisht të divorcuar/ Çifti u nda pas problemeve të vazhdueshme

Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe...

Shqipëria negociata me një shtet të huaj, do marrë 40 mijë punëtorë

Shteti shqiptar është në bisedime më një shtet të huaj për të marrë30-40 mijë punonjës të kualfikuar. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i punësimit dhe...

Lajme të tjera

Web TV