UEFA merr vendimin: Në “Air Albania” do të luhet finalja e parë e një kompeticioni europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA i ka besuar Shqipërisë finalen e parë të ”UEFA Conference League”, kompeticionit më të ri për klube që starton edicionin e parë vitin tjetër dhe finalen e parë e mban më 2022.

Pikërisht tashmë është zyrtare që finalja e 2022 të këtij kompeticioni do të mbahet në stadiumin e ri të Shqipërisë, Air Albania Stadium.

Presidenti i FSHF, Armand Duka e cilëson datën e sotme si një ditë historike për futbollin shqiptar, Tiranën dhe Shqipërinë pasi është hera e parë që vendi jonë pret finalen e një kompeticioni europian për klube të këtyre përmasave.

“Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të kompeticionit më të ri europian ‘UEFA Conference League’ në vitin 2022 në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë. Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët.

Dua të falënderoj administratën e FSHF-së për plotësimin e qindra formularëve, pyetësorëve dhe dosjeve për aplikimin, duke treguar profesionalizëm, seriozitet dhe përkushtim e duke bindur anëtarët e KE-së. Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë ata që besuan te ne. Por kjo është një ditë e madhe për të gjithë.

Dëshiroj që të falënderoj me këtë rast, drejtuesit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për mbështetjen dhe besimin që na dhanë.

Dua t’i garantoj se ne do të bëjmë maksimumin për një organizim perfekt të finales. Shqipëria dhe shqiptarët shquhen për mikpritje, të cilën do të kenë mundësi ta demonstrojnë akoma më shumë në këtë rast.

Ju mirëpresim në Tiranë me shumë kënaqësi në maj 2022!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.

Lexo edhe :  “Është e vështirë për tu harruar”, Tuchel: Nuk mjafton vetëm fusha për të mposhtur Realin

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV