BE-ja kërcënon Turqinë me vendosje të sanksioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të premten se Turqia nuk e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Greqisë dhe paralajmëroi se Bashkimin Evropian tani do të konsiderojë vendosjen e sanksioneve.

“Unë mendoj se loja e maces dhe miut duhet të mbarojë”, tha Michel, duke iu referuar aktiviteteve të përsëritura të Turqisë në ujërat greke.

“Ne do të kemi një debat në samitin e Bashkimit Evropian më 10 dhjetor dhe ne jemi të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicionin tonë”, shtoi ai.

Në periudhën e fundit, Turqia ka sfiduar Greqinë në Mesdheun Lindor, duke dërguar vazhdimisht një anije kërkimi të gazit në ujërat greke. Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe aleanca ka ngritur një “mekanizëm” për të ndihmuar ushtritë rivale të shmangin përplasjet aksidentale.

Por, një ndërmarrje diplomatike e drejtuar nga Gjermania ndaj Ankarasë ka treguar pak rezultate në zgjidhjen e problemeve thelbësore. Disa vende anëtare të BE-së, veçanërisht Franca dhe Greqia, po bëjnë presion për veprime më të ashpra ndaj Turqisë.

Vendet tjera të BE-së janë më të kujdesshme. Disa prej tyre kanë frikë se një përshkallëzim i raporteve mund të nxisë qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që edhe një herë të lejojë një valë refugjatësh të dyndet drejt kufijve të BE-së. \ REL

Të fundit

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Lajme të tjera

Web TV