“Fatkeqësisht nuk bëra dot seks me Dua Lipën,” habit Miley Cyrus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka bërë një deklaratë të habitshme në lidhje me Dua Lipën.

Dy këngëtaret bashkëpunuan me njëra-tjetrën për projektin e përbashkët muzikor “Prisioner”, e cila kishte disa skena erotike.

Kënga u publikua dy ditë më parë dhe u pëlqye shumë nga fansat e dy këngëtareve të njohura.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Stern Show”, moderatori i tha Mileyt se duket sikur po bën seks me Duan në klip. Por, Miley u përgjigj se nuk e kanë pasur rastin ta bëjnë.

“Nuk bëmë seks. Dua Lipa ma kujton vazhdimisht këtë gjë. Në fakt nuk kam pasur kurrë ëndrra erotike me Duan. Nuk munda të bëja seks me të fatkeqësisht.

Në fakt, nuk dua aq shumë të bëj seks me të, sepse e njoh shumë mirë si shoqe. Por po pretendoj se kemi bërë seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë. Kështu që është thjesht manipulim.

Por dua të bëj seks me të gati-gati 5%. Tani që po mendoj për këtë, akoma më shumë dua ta bëj.

Dua është super-seksi! Ka pasur shumë gjëra që nuk kam dashur t’i bëj, por kur i kam pasur më pas përpara meje kam vazhduar. Nuk e di”,– është shprehur Miley Cyrus.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0...

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me disa qirinj. Kjo është fotoja tipike...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

E bujshme/ Qatip Osmani largohet nga pankina e Vllaznisë

Qatip Osmani nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Mbrëmjen e së enjtes, klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi ndërprerjen...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Lajme të tjera

Web TV