Policia shpall në kërkim një shtetas turk për vrasjen në Prishtinë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës njofton se ka shpallur në kërkim, një person, shtetas turk, i dyshuar për vrasjen e një personi të dielën në Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpall në kërkim personin e dyshuar; Altin Yaldimir (1967), shtetas i Turqisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur personin e dyshuar dhe ka publikuar fotografinë e tij.

Rreth orës 12:00 të dielën në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një person u vra me armë zjarri.

Policia tha se dyshon se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda së njëjtës veturë “dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”.

Revolja, me të cilën dyshohet është kryer krimi është gjetur 100 deri 150 metra nga vendi i ngjarjes, në një kosh plehrash.

Policia gjatë ditës po ashtu njoftoi se ka identifikuar të dyshuarin dhe ka bastisur shtëpinë e tij, por i dyshuari për vrasjen, nuk është gjetur në shtëpi./rel

Të fundit

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

Lajme të tjera

Web TV