Hapet Kapshtica sot vetëm për hyrjen në Shqipëri. Kategoritë që përjashtohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dita e sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në 22:00 të mbrëmjes, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, këmbësorët dhe kamionët e mallrave.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, përmes një njoftimi thekson se autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, bën me dije se: “Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash.

Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin“, thuhet në njoftim.

Pika doganore e Kapshticës, u mbyll më 20 nëntor në kuadër të masave të marra nga Greqia për frenimin e përhapjes së koronavirusit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar,...

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

“Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët...

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

Lajme të tjera

Web TV