Horoskopi javor, 07 – 14 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

DASHI

Karriera: Do të keni përshtypjen që presioni në punë çdo ditë e më shumë po bëhet më i madh, mirëpo do të pasojnë edhe shkathtësive intelektuale. Më së miri është që t’u përmbaheni rregullave të punës dhe t’i respektoni saktësisht ato. Nëse kështu nuk ia arrini, mos hyni në debate.

Shëndeti: Mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja.

Dashuria: Do t’i përkushtoheni familjes, mirëpo një familjar do të kërkojë vëmendjen tuaj. Ata të cilët janë në lidhje të reja do të kenë kriza të vogla kalimtare për shkak të mungesës së joshjes. Deri tani do të mund të ishte krijuar një problem i madh. Lëvizni më shumë.

DEMI 

Karriera: Punët po intensifikohen, ndërsa çdo gjë që bëni do të marrë karakter ndërmarrës. Shumica këto ditë do të kërkojnë që të jenë më të angazhuar në vendin e punës. Ata të cilët kërkojnë punë do të jenë më aktivë.

Shëndeti: Bëni gjumë më të rregullt.

Dashuria: Natyra juaj e hareshme dhe e sinqertë do të bëhet paksa më e heshtur, ndërkaq ju në njëfarë mënyre do të jeni më i “zakonshëm”. Së paku kur është fjala për dashurinë. Më nuk do t’ju jenë të rëndësishme joshjet, por do të arrini të kënaqeni me gjëra të vogla. Kjo tregon që keni arritur pjekurinë.

BINJAKËT 

Karriera: Kjo javë do të jetë me luftëra intelektuale. Disa te ju do të provokojnë emocione, andaj do t’i përpunoni me pasion ose me zemërim. Nuk do ta keni të qartë në çfarë situate jeni. Zgjidhja qëndron në argumente të mira.

Shëndeti: Përqendrohuni në gjëra të rëndësishme.

Dashuria: Do të këmbeni me personin e dashur një mori idesh, por nga distanca. Secili nga ju dëshiron diçka të veten. Kompromisi do të sjellë zgjidhjen. Gjeni mesin e artë dhe që të dy do të jeni më të qetë. Në të kundërtën, do të mbeteni të vetmuar.

GAFORRJA

Karriera: Do t’ju propozojnë opsione të ndryshme, mirëpo ju nuk do të mund të ndikoni në rrjedhën e gjërave. Po e ndieni veten si vëzhgues, të cilit diçka po i ofrohet pa një sfidë të vërtetë. Bashkëpunoni me të tjerët. Lexoni midis rreshtave. Ajo që tani nuk po realizohet sipas pritjeve tuaja, do të realizohet më vonë. Keni nevojë për durim.

Shëndeti: Çdo ditë po gjeni diçka që ju gëzon.

Dashuria: Ndoshta gjërat nuk do të lëvizin aq shpejt ashtu siç mendoni, mirëpo gjërat gjithsesi do të jenë në favorin tuaj. Bëhuni të sinqertë, komunikoni me një dozë humori ashtu siç dini ju, dojini veten dhe të tjerët. Me partnerin rrini më shumë bashkë.

LUANI

Karriera: Do t’i zgjidhni detyrat më të ndërlikuara pa kurrfarë problemi dhe me mendjemprehtësinë tuaj do t’i impresiononi të gjithë bashkëpunëtorët. Kontaktet do të jenë edhe më interesante, ndërkaq ju do të keni sukses në vendin e punës. Do të jepni çdo gjë nga vetja. Nuk do të ketë pengesa.

Shëndeti: Vazhdimisht do të jeni në mesin e njerëzve. Kohë pas kohe rrini vetëm.

Dashuria: Po hyni në një fazë pak më interesante kur gjasat do të zvogëlohen, ndërkaq ju vështirë po gjeni gjuhën e përbashkët me personat e gjinisë së kundërt. Me vetëkontroll mbani gjendjen aktuale. Kujdes si po shpreheni.

VIRGJËRESHA

Karriera: Do të nevrikoseni për shkak të gjërave të vogla nga e kaluara. Do ta bëni këtë në mënyrë origjinale dhe kështu do të liroheni nga brengat e vjetra. Do t’i aktivizoni idetë e reja të cilat janë kreative. Mezi po prisni të filloni t’i realizoni.

Shëndeti: Po bëheni më aktivë në sport.

Dashuria: Disave do t’u duket sikur dashurinë e kanë larg, ndërkaq atë e kanë shumë afër. Duhet t’i hapni sytë më mirë. Megjithatë, shumica më shumë do t’i përkushtohen vetes ose pritjet e tyre dashurore instinktivisht do t’i zvogëlojnë. Sido që të jetë, takimet me njerëz do të mund të jenë shumë të këndshme. Është dëm t’i injoroni.

Lexo edhe :  Luizi e mban unazën ndërsa ajo jo, Kiara Tito zbulon arsyen

PESHORJA

Karriera: Te shumica e personave të kësaj shenje kjo javë do të jetë në shenjë kreativiteti dhe gatishmërie që të fillojnë punë të reja. Mosdurimi dhe shpresat e mëdha që i keni te bashkëpunëtorët mund të jenë shkaktarë për grindje, posaçërisht lidhur me punët që kërkojnë angazhim të madh

Shëndeti: Pushoni rregullisht.

Dashuria: Mund të prisni ndikime të llojllojshme në jetën tuaj private. Nga njëra anë, do të keni mundësi të kënaqeni në qetësi dhe harmoni, mirëpo, nga ana tjetër, do të ketë sfida të jashtme ndaj të cilave duhet patjetër të reagoni të dy. Përgatituni për të dy variantet.

AKREPI

Karriera: Rezultatet e angazhimit tuaj ngadalë po dalin në pah, andaj të tjerët do të përpiqen t’ju përkrahin. Megjithatë, ka edhe shumëçka rreth të cilave do të duhet të merreni vesh, ndërkaq në këtë drejtim shkathtësitë si edhe diplomacia, toleranca dhe durimi do të japin rezultate më të mira.

Shëndeti: Rënie e vogël e imunitetit.

Dashuria: Ndërsa java po kalon, do të keni gjithnjë e më shumë ftesa dhe raste për takime, argëtime, dhe dashuri. Do të jeni mysafir i mirëpritur, ndërkaq ju vetë do të përpiqeni që asgjë të mos humbisni asgjë. Qoftë të jeni në lidhje apo i vetëm do të argëtoheni mirë.

SHIGJETARI

Karriera: Do të dëshironi të bëheni bamirës. Shumica vërtet do të krijojnë harmoni në punë. Kolegët me dëshirë do të kërkojnë mbështetje nga ju. Njëherësh do të nxisni zhvillim të ideve krejtësisht të reja apo ide teknologjike.

Shëndeti: Lini mendimet të bredhin dhe ta gjejnë vetë rrugën.

Dashuria: Tani nuk do të jetë situata më shumë e ndërlikuar. Mirëpo disa do të dyshojnë që do të kenë gjasa të mira dashurie. Zgjohuni dhe qëndroni në mesin e njerëzve. Mos rrini në vetmi, pranoni çdo ftesë, posaçërisht nga miqtë.

BRICJAPI

Karriera: Do të provoni variante të ndryshme të afarizmit. Kjo do t’ju sjellë lumturi të caktuar. Artistët do të kenë më shumë punë, ndërkaq duartrokitjet nuk do të mungojnë. Të punësuarit në veprimtaritë shërbyese gjithashtu do të kenë më shumë punë.

Shëndeti: Kujdes nga të ftohtit, keni fyt të ndjeshëm.

Dashuria: Bashkimi dhe mirëkuptimi do të jenë gjithnjë e më të rëndësishëm për ju. Kështu që ju do të hapni kartat tuaja me besimin dhe me shpresën se pala tjetër do t’ju pranojë plotësisht. Çdo gjë është në anën tuaj. Vetëm mos u nxitoni.

UJORI

Karriera: Është koha për beteja. Jeni shumë të gatshëm që qartë dhe zëshëm ta prezantoni qëndrimin tuaj, mirëpo nëse me të ndokush nuk pajtohet, ju do t’i nxirrni argumentet. Nuk do të hiqni dorë derisa të arrini kompromisin. Në çdo gjë po mbështeteni në intuitën tuaj.

Shëndeti: Keni nevojë për më shumë pushim dhe për më shumë gjumë.

Dashuria: Do ta investoni energjinë tuaj të fuqishme në përforcimin e marrëdhënies me personin të cilin e dashuroni. Do të jetë një përpjekje që do t’ju sjellë rezultate të vogla. Do të jeni të udhëhequr me ide origjinale të cilat ndonjëherë do ta befasojnë personin e dashur. Megjithatë do të keni përkrahje.

PESHQIT

Karriera: Me siguri do t’ju përkrahin njerëzit profesionistë, sepse do t’i njohin cilësitë tuaja. Do të jeni të kënaqur, ndonëse do të ndieni pasojat e buta të lodhjes. Tani mund të punoni pa presion. Mbështetuni tek ata që ju përkrahin.

Shëndeti: Relaksohuni me atë që doni.

Dashuria: Kontaktet do të jenë paksa më të rralla, mirëpo do të jeni të bindur që kështu është më mirë, sepse keni nevojë për qetësi, por edhe për të qëndruar vetëm. Do të analizoni të kaluarën dashurore, andaj sërish do të takoheni me shoqërinë. Do të jetë kjo një javë e larmishme.

Të fundit

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Edicioni i katërt i “Big Brother Albania VIP” nisi zyrtarisht dhe banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së famshme...

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore...

Si mund të ndalet shpopullimi i një vendi? Shembulli që vjen nga Suedia

Sipas një studimi të Universitetit Umeå mbi tendencat historike, ka ende një hendek midis rritjes demografike të bashkive të kryeqytetit të rajoneve veriore dhe...

Një ditë përpara protestës, Berisha bën thirrjen e veçantë

Vetëm një ditë para protestës së ardhshme të opozitës në Tiranë, e cila do të zhvillohet sërish në formën e një marshimi në rrugët...

Presidenti Begaj në Mirditë: Formalizohet binjakëzimi me komunën arbëreshe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo...

Lajme të tjera

Web TV