Nora Malaj: Si e ka drejtuar LSI-në Kryemadhi në 3 vite e gjysmë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë LSI rikonfirmoi në zgjedhjet që organizoi në parti si kryetare të LSI Monika Kryemadhin për një mandat 4 vjeçar. Por si kanë qenë 3 vite e gjysmë për LSI që janë drejtuar nga ajo. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ish-deputetja e LSI bëri një analize të asaj që ka arritur Kryemadhi gjatë kësaj periudhe.

-Si e ka drejtuar zonja Kryemadhi LSI-në këto 3 vite e gjysmë?

-Jemi e vetmja parti e cila sot për sot si parti parlamentare përfaqësohemi nga një grua. Monika Kryemadhi e mori partinë në kohën e saj më të vështirë, në kohërat e luftrave të jashtme dhe të brendshme. Kjo sepse është edhe efekti i kësaj që ju thashë: Queen maker. LSI si lëvizje i shkon shumë mirë portretit të Monikës. Monika është një figurë shumë e konsoliduar si grua, që ka një karakter shumë të fortë, ka një aftësi të jashtëzakonshme organizative, ka një sinergji pozitive dhe ka një gjë që  mua më pëlqen, që ka elementë realë të liderit sepse nuk merr pushtet, por delegon pushtet. Kjo është një cilësi shumë e rëndësishme e një lideri në politikë. Monikën e kemi shumë të thjeshtë ta thërrasim në emër, a ndryshuar dhe pa luajtur në rolin e lideres. I thërrasim Mona, e kemi shumë të afërt. Është njeriu që ta pranon edhe reagimin tënd të drejtpërdrejtë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV