“Puthje për të gjitha portalet”, Nora Malaj sqaron batutën për seksin gjatë martesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë u komentua shumë nëpër portale një deklaratë e bërë nga Nora Malaj gjatë emisionit “ABC e pasdites” lidhur me seksin gjatë martese. Malaj sqaroi se ka pasur një keqinterpretim të asaj që ka thënë. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Nora Malaj sqaron:

 

-Nuk ka ditë që LSI-ja të mos jetë në një titull gazete. Mund të jetë në një titull se u hodh çizmja, mund të jetë në titull se LSI bëri këtë, mund të jetë në titull se zysh Nora tha që seksi bëhet më i mirë kur je në martesë, që në fakt e marrin dhe e transmetojnë ndryshe, tjetër për tjetër. Më pyetën si ka qenë seksi për ty dhe unë i thashë po them atë që ka thënë teto Ollga: “Në fejesë jo dhe aq, por në martesë kam bërë namin”. Bëhej fjalë për edukimin seksual në një studio televizive. Dhe njerëzit u shqetësuan pafund.

-Të morën në telefon?

-Po.

-Po burri çfarë tha për këtë?

-Burrit i erdhi shumë mirë se pas martese thashë, nuk thashë përpara. Ne jemi produkt i kohës, mirëpo portalet nuk donin ta thoshin këtë dhe e nxorën kështu. Një puthje të gjitha portaleve që më bëjnë personazh dhe që më tregojnë se edhe unë jam qenie njerëzore, shkoj në tualet, ndaj sa herë që keni inat politikanët mendoni që i kryejnë të gjitha gjërat siç i kryeni ju, por mos harroni një gjë, që marrin sipër në kurrizin e tyre një gjë që ju nuk e merrni, ata kanë pranuar ta flijojnë veten, sidomos gratë, dhe duhet t’i ruani sepse janë njerëzit tanë, jemi njerëzit tuaj dhe në fund të ditës edhe nëse gabojmë, është shumë njerëzore./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV