11 viktima dhe 561 raste të reja me koronavirus në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 11 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 (66 vjeç), Rahovec 1 (77 vjeç), Pejë 1 (63 vjeç), Prizren 1 (47 vjeç), Suharekë 1 (75 vjeç), Obiliq 1 (78 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit, edhe 561 persona janë konfirmuar me koronavirus bazuar në 1357 mostra të testuara.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 884 pacientë ndërsa raste aktive janë 12.253.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë me koronavirus janë infektuar 44.442, prej të cilëve 1.148 kanë vdekur ndërsa 31.041 janë shëruar.l.m/fjala.al

Të fundit

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të...

Lajme të tjera

Web TV