Aloe Vera bën mrekulli për flokët tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica prej nesh e dinë që xheli i pastër që del nga bima e aloes ka veti qetësuese, por çfarë e bën aloe vera-n një përbërës kaq të gjithanshëm për flokët? “Aloe është një bimë me përfitime të shumta për trupin, lëkurën dhe flokët tanë. Ajo ka aftësinë të mbajë lagështinë, veçanërisht në klimat më të thata ku uji është i pakët.

Kjo veti e mrekullueshme e bën aloe-n kandidaten e përsosur për marrjen dhe ruajtjen e lagështisë në flokët tanë”, thotë një eksperte për flokët. Ajo shton gjithashtu se aloe përmban mijëra vitamina, aminoacide dhe minerale për flokët tanë, ndonëse përbërja kryesore është uji. Në mesin e gjithë kësaj përbërjeje janë edhe polisakaridet!

Polisakaridet janë molekula me zinxhir të gjatë që përmbajnë grupe hidroksi (-OH) të cilat krijojnë një mjedis hidrofil (që pëlqen ujin). Aloe është veçanërisht e fuqishme për sa i përket hidratimit; ajo strehon një shtresë të mukozës, për të ndihmuar në mbylljen e lagështisë, ndërsa ende është në gjendje të tërheqë lagështi nga ajri për shkak të vetive përthithëse.

Përveç tërheqjes dhe ruajtes së lagështisë në flokë, shumë njerëz besojnë se aloe ndihmon edhe në rritjen e shëndetshme të flokëve.

Sidoqoftë, ndërsa aloe nuk i ndihmon flokët të rriten, mund të jetë e dobishme për ata që pësojnë humbje të flokëve për shkak të mungesës së hekurit sepse është e mbushur me vitaminë C, e cila ndihmon në thithjen e hekurit.

Është gjithashtu e pasur me vitamina E, e vitamina C, ndihmon në mbrojtjen kundër radikaleve të lira, do të thotë se integriteti dhe forca e flokëve tuaj do të mirëmbahen më mirë.

Aloe gjithashtu është mjaft qetësues për shkak të natyrës hidratuese dhe enzimave anti-inflamatore, të cilat e bëjnë atë një përbërës integral për ata që kanë zbokth apo kruajtje në skalpin e kokës!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV