BE: Jeta e mbi 2.000 emigrantëve që jetojnë në Bosnje është në rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian (BE) i kërkoi Bosnje dhe Hercegovinës të sigurojë që mijëra migrantë dhe refugjatë të strehohen në ambiente të duhura, për shkak të kushteve aktuale të motit.

“Kushtet aktuale të motit rrezikojnë seriozisht jetën e mbi 2.000 personave që flenë jashtë në kushte të vështira dhe të 1.300 personave të vendosur në objektin e përkohshëm Lipa, i cili është i papërshtatshëm për dimër”, tha në një deklaratë delegacioni i BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kriza humanitare po bëhet një realitet për shkak të mungesës së veprimit të autoriteteve. Ne i nxisim ato të veprojnë me urgjencën më të madhe për të shpëtuar jetë”, shtoi deklarata.

BE-ja vlerëson se situata me pandeminë e koronavirusit po e përkeqësonte situatën.

Një kamp refugjatësh në qytetin veriperëndimor të Bihaçit u mbyll në shtator nga autoritetet lokale në përgjigje të presionit në rritje nga banorët lokalë. Këtë veprim delegacioni i BE-së e përshkroi si “të paligjshëm”.

Brukseli kishte siguruar “mbështetje të konsiderueshme financiare dhe teknike” për autoritetet lokale për të “menaxhuar më mirë” situatën, tha delegacioni.

Që nga viti 2018, dhjetëra mijëra migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë mbërritur në Bosnjë, duke kërkuar një jetë më të mirë në Evropë. Në fillim të këtij muaji, ministria e Sigurisë e Bosnjës tha se më shumë se 6.600 migrantë ishin strehuar në një numër qendrash pritjeje në të gjithë vendin./rel/

 

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV