AstraZeneca do të përdorë vaksinën Sputnik V në provat klinike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania farmaceutike nga Britania e Madhe, AstraZeneca do ta kombinojë vaksinën e saj kundër koronavirusit me atë të Rusisë, Sputnik V, njoftoi kjo kompani dhe zyrtarët rusë.

AstraZeneca tha se vaksina ruse do të përdoret në provat e mëtejme klinike dhe se ato pritet të nisin në fund të këtij viti.

“Sot njoftojmë se do të nisim një program të provës klinike, për të vlerësuar sigurinë dhe imunitetin që prodhon kombinimi i AZD1222, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it dhe vaksina Sputnik V, që është prodhuar nga Instituti rus për hulumtime, Gamaleya”, tha kompania farmaceutike AstraZeneca, në një njoftim për media.

Kirill Dmitriev, kreu i Fondit për Investimeve Direkte, që do të financojë këto studime, tha se Rusia është e përkushtuar për prodhimin e një vaksine, që do të dilte përmes kombinimit të vaksinës me kompaninë AstraZeneca. Ai tha se prodhimi i kësaj vaksine do të nisë, pasi provat klinike të dëshmojnë për efikasitetin e vaksinës.

Shkencëtarët rusë kanë sugjeruar se kombinimi i vaksinës së AstraZenecës dhe Sputnik V do të rrisë efikasitetin.

Në muajin nëntor, AstraZeneca njoftoi se nga provat klinike, ka dalë se vaksina e prodhuar në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it mund të ketë efikasitet deri në 90 për qind për ta luftuar koronavirusin e ri. Por, ekspertët ngritën shqetësimet e tyre lidhur me këtë shifër, pasi nga të dhënat e publikuara nga kompania britanike, në disa grupe njerëzish, gjatë provave për vaksinën, kjo e fundit kishte qenë efektive vetëm 62 për qind.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që ka nisur administrimin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech kundër koronavirusit. Grupet e para që po marrin këtë vaksinë janë të moshuarit dhe punëtorët shëndetësorë.

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV