Çështja e pronave në Gjirin e Lalzit, pushohen hetimet për ish-kreun e Kadastrës Liridon Pula

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria pushon hetimet për ish-kreun e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, i cili dyshohej si i përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit.

Liridon Pula u arrestua rreth një vit më parë, pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, në kuadër të hetimeve që po kryheshin nga Ndoja për abuzimet me trojet në Gjirin e Lalzit.

Arrestimi i Pulës u pasua nga reagimi i fortë i kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe kundër prokurorit Ndoja. Liridon Pula u lirua nga Gjykata e Durrësit në tetor në 2019-ës.

Vetëm pak ditë më pas, prokurori Ndoja do të ishte në shënjestrën e një atentati që i mori jetën shoferit të tij, Andi Maloku. Në makinë me të ishte edhe “i forti” i Shijakut, Pëllimb (Landi) Muharremi.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Falja e gjobave, kush janë kategoritë që përfitojnë

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ditën e djeshme u diskutua projekligji i cili fal gjobat e vendosura nga...

SPAK humbet sekuestron e një vile të familjes Kryemadhi

Rreth 27 ditë pas bllokimit të dy vilave të familjes Kryemadhi nga Gjykata e Posaçme, njëra prej tyre është liruar nga sekuestro pas vendimit...

“Non grata” në fuqi, SHBA afron opozitën, por rilargon Berishën

Diplomatja amerikane Nancy VanHorn thekson se SHBA nuk do të angazhohet me individë të përfshirë në korrupsion. Rikonfirmimi se SHBA nuk ka ndryshuar asnjë...

Thyerje zemrash dhe tradhëti, zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi Mundohuni të mos i lini gjërat e sotme për nesër sepse keni për të pasur probleme, Mundohuni gjithmonë të kontrolloni edhe nervat e të...

Lajme të tjera

Web TV