“Xhama të thyer dhe dyer të djegura”, Policia e Shkodrës bën bilancin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka bërë bilancin paraprak të dëmeve nga tensionet e sotme, ku një grup të rinjsh sulmuan dhe dogjën selinë e Partisë Socialiste.

Policia e kryeqendrës së veriut thotë se nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie, i cili është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, protestuesit kanë thyer dyer e dritare të Partisë Socialiste si dhe kanë djegur bazën materiale në brendësi të godinës.

“Pjesëmarrësit në tubim kanë dëmtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës”, thekson Policia e Shkodrës.

Kryeministri i vendit ka fajësuar opozitën për nxitje të dhunës, kurse Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit tha se keqqeverisja e Edi Ramës në shtatë vite ka çuar në revoltën qytetare.

Të fundit

“Takimi, valle kuqezi në zemër të Athinës”, Rama: Për një gjë më vjen keq, që…

Nga Mali i Zi ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor kryeministri Rama komentoi edhe një herë ndjesitë që...

Marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët? Rama: JO-ja mbetet, Italia ha bukë veç

A ka dëshirë nga Britania e Madhe për të përsitur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë Është shprehur dëshira nga Britania e...

“Reforma në drejtësi, me konsensus”, Rama nga Mali i Zi: Unë dhe PS i dhamë jetë SPAK-ut

Pas përfundimit të Samitit të liderëve të Ballkanit, të mbajtur në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Ai u...

Takim ‘i ftohtë’ Rama-Kurti në Mal të Zi, kryeministri nuk lëviz fare

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi. Vëmendjen në margjinat e...

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor

“Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me rreth 69%, për katër muajt...

Lajme të tjera

Web TV