Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në partinë Demokratike Gazmend Koduzi denoncon se policia ka mbajtur në qeli 50 persona të moshës nwn18 vjeçare që kanë protestuar ditët e fundit. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Koduzi tha se është shkelur çdo konventë ndërkombëtare për shoqërimin dhe mbajtjen në qeli ndaj të miturve. Sipas tij edhe më e rëndë është kur ndaj tyre është ushtruar dhunë.
-A keni të dhëna konkrete për numrin e atyre që janë dhunuar në komisariate?
-Sigurisht që e dimë. Deri dje janë arrestuar 189 persona dhe ndër ta janë 50 të mitur. Kjo qeveri dhe kjo polici po shkel të drejtat e fëmijëve.
-Të cilës moshë?
-Poshtë moshës 18 vjeçare. Ka një konventë nga OKB që cilëson fëmijë çdo person të moshës nën 18 vjeç. Madje një fëmijë që është marrë në pyetje nga një gazetar, ka deklaruar se ka qenë 13 vjeç. E kapën prej krahu dhe e çuan në Polici. Një 13- vjeçar ta kapësh prej krahu e ta çosh në Polici? Ky është skandal! Dhunimi i Kartës së të Drejtave të Fëmijëve. /Fjala.al/Ke.Ba