“Gëzofsh edhe 100 pranë nesh”, Aurela Gace uron nënën për ditëlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka uruar nënën e saj për ditëlindje. Në një postim të gjatë ne rrjetet sociale Aurela uron gruan e fortë, zemërgjerë, luaneshë që e lindi, e rriti dhe e edukoi: Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma❤ .

Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga një grua e fortë, e dhimbsur në të njëjtën kohë, zemërgjerë, luaneshë kur duhej ,e lirë në shpirt e në mendje.

Se kisha parë kurrë të qante në syrin tonë, derisa iku në emigrim vetëm 14 vjeç, vëllai i vetëm, me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atëherë e pashë të thyhej….
duhet të duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, një zë që u thoshte se ishin mirë.

Si mund të durojë kaq shumë zemra e nënës e prapë të gjejë forcë të japë e japë për gjithë njerëzit që e rrethojnë?

Përpjekjet për një jetë më të mirë vazhdonin. I mora këtu prindërit, të ishim bashkë. Pa e kuptuar se i ata ndiheshin të humbur…punën që kishin pas, ishte vështirë ta kishin po njësoj, familja e tyre nuk ishte më afër, rreth i të afërmve, i miqve nuk ishte më aty.

Unë isha fare e re e se kuptoja dot këtë ndryshim që ndodhte për ta. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si fëmijë që binte dera me urgjencë e kur kishte ndonjë lindje të vështirë e megjithëse nuk ishte turni i saj, njerëzit që ishin në hall e kërkonin. Vonë e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte të bënte me jetë njerëzish e ata e besonin.

Në Tiranë ishte vështirë të gjente të njëjtën punë, njësoj, e turnet e natës nuk ishin më të përballueshme. Punoi më vonë në konsultoren e fëmijëve, e sot ka shumë njerëz që më thonë se mami është kujdesur për fëmijët e tyre…ka shumë që më thonë se mami i ka pritur të vinin në jetë nga duart e saj. Unë ndihem shumë shumë krenare.

Ndërkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur sëmuret ndonjë nga vajzat e mija. Përkushtim nga ato që japin vetëm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar, në çdo situatë.

Mami, të duam shumë. Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne. Jam krenare që jam rritur nga ti ❤❤❤❤❤❤❤❤, shkruan Aurela në komentin e gjatë dhe shumë prekës në Facebook dhe Instagram./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Lajme të tjera

Web TV