Basha: U kam kërkuar partnerëve të sigurojnë vaksinën anti-covid për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha vetëm pak minuta pasi kryeministri mbylli konferencën e tij për shtyp, reagoi për mediat duke komentuar kreun e qeverisë. Basha: Me 500 mijë protestues në shesh “të ruajt Zoti”…

Nga Fernada Cenko

Kreu i PD-së Lulzim Basha në bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nëse edhe 500 mijë veta të mblidhen në shesh nuk do të heqë Drejtorin e Policisë Ardi Veliu. Basha është shprehur se nëse 500 mijë vetë mblidhen nën shesh “Rama e di mirë se çfarë e pret”. Basha tha se nëse Ramës i dalin kaq shumë protestues duhet të kërkojë që ta ruaj Zoti. “Zoti e ruajt. Se askush nuk e ruan atë nëse në shesh dalin 500 mijë veta, e di mirë se çfarë e pret. Por t’i thërrasë mendjes se jo 500 mijë por 1 milion e 500 mijë do t’i dalin në shesh më 25 prill dhe do ta largojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit që është e vetmja shpresë për çdo familje shqiptare,” tha kreu i opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike ka paralajmëruar një ‘futrunë’ dhe ndryshime në Policinë e Shtetit. Ai është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse opozita fshihej pas akteve të dhunshme në protestë. Basha u përgjigj se kryeministri Rama po mundohet që ta lërë fajin opozitës për revoltën e qytetarëve. Sipas tij, të rinjtë nuk kanë se ku të mbahen më dhe prandaj të vetmen mënyrë kanë parë që të dalin në rrugë dhe të revoltohen. “Ai do të frikësojë këdo për 7 vite premtime të pa mbajtura, për 7 vjet të dhunës. Kësaj tentative për të fajësuar këdo nuk mund t’i shpëtonte as Edi Rama.

Pa diskutim që vrasja e Klodian Rashës ishte shkëndija, por rrënjët e kësaj revolte janë të thella. Të njëjtën gjë tha për protestën e studentëve. Këto protesta erdhën 1 vit pasi Edi Rama mori pushtetin me kriminelë. Shkatërroi universitetet dhe u përball me protestën studentore. Kjo duhet të ishte një reflektim për një lider evropian. Edhe studentët u shanë i delendisi dhe i mashtroi. Të vetmit që reflektuam ishim ne dhe dogjëm mandatet. Vjen një moment ku i riu nuk ka ku të mbahet më përveç se të shkojë në rrugë dhe të revoltohet. I ka të gjitha qeverinë, parlamentin, administratën, të gjitha dhe prapë se prapë i dolën shumë pak njerëz në zgjedhje. Edhe tërmeti ishte një arsye reflektimi por sot që flasim ka një histori abuzimesh me fondet e tërmetit”, tha Basha.
Vaksina

Sipas tij, Rama shkoi në SHBA dhe erdhi duarbosh, pasi kishte shkuar vetëm për të bërë një foto. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Basha ka theksuar se ka folur me miqtë e partnerët dhe në çdo bisedë i ka kërkuar që pavarësisht sjelljes skandaloze të qeverisë aktuale, Shqipëria mos mbetet e fundit. “Dua t’ua them hapur e shkoqur që përgjegjësitë tona do i marrim një më një, e nisim këtë duke treguar në këto ditë se nuk e shohim përgjegjësinë tonë thjesht të denoncojmë të keqen.

E kemi parë si përgjegjësinë tonë planin tonë për të mposhtur pandeminë dhe hapat që kam hedhur me miqtë në BE e gjetkë, për të bërë atë që ky s’e ka bërë, e ka bërë më keq se çdo kush tjetër, sigurimin e vaksinës. Shkoi për vaksinën në Nju Jork e serviri një foto në një muze, dhe erdhi duarbosh. Edhe Maqedonia i ka marrë masat, edhe Kosova. Në çdo bisedë me miq të çmuar kam kërkuar se pavarësisht, kësaj sjellje skandaloze të kryeministrit të bëjnë gjithcka që Shqipëria të mos mbetet e fundit, kam marrë dhe zotime konkrete, që mos presin deri sa ta përzëmë këtë të keqe, por të nisim një orë e më parë vaksinimin e shëndetësisë”, tha Basha.

Lexo edhe :  Falja e gjobave, kush janë kategoritë që përfitojnë

Për aperturën
Basha për vrasjen e 25 vjeçarit: Në 7 vite ka premtuar që do ta ulë koston e jetës dhe ajo është më e larta
Kreu i demokratëve Lulzim Basha është ndalur edhe tek protestat e organizuara nga të rinjtë, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Sipas tij, në 7 vite Rama nuk ka bërë asgjë dhe ky është thelbi i çdo revolte të qytetarëve.

“Prapë premtime boshe nga Rama, ka premtuar se do rehabilitonte ekonominë, e ka futur në një kolaps, sot kostoja e jetës është më e larta. Në 7 vite ka premtuar që do ta ulë koston e jetës dhe ajo është më e larta. Në 7 vite nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar shqiptarët, nuk ka mbajtur asnjë premtim, shkatërrim, dhunim të pronës publike, të shtëpive të shqiptarëve, askush nuk e beson më Edi Ramën, ky është thelbi i çdo revolte qytetare, i çdo revolte të rinjve shqiptarë. Kjo është ajo që e pret çdo qeveri kur për 8 vite me radhë premton dhe nuk mban fjalën, por i shërben vetëm vetes së saj dhe një grushti oligarkësh”, tha Basha.

Huaja 15 mln euro për emergjencën e COVID-19/ Ilir Meta dekreton marrëveshjen me BERZH
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kredinë prej 15 milion euro që Shqipëria do të marrë nga BERZH përpër reagimin ndaj emergjencës COVID-19. Meta ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin për “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”.

Projekti parashikon mbështetjen e sistemit shëndetësor për të reaguar ndaj infeksionit COVID-19 menjëherë dhe në periudhë afatmesme. Sakaq, në një deklaratë ai i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që të bashkëveprojnë më ngushtë dhe pa vonesa në mënyrë që çdo mbështetje financiare e huaj të vihet në efektivitet sa më shpejt me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19. Më herët ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 15 milionë eurot do të përdoren për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV