Covid/ Rama komunikim me ekspertët e Shqipërisë e Turqisë: Ata janë garancia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim online me komitetin e ekspertëve të Shqipërisë e Turqisë për situatën e COVID-19. Rama theksoi se ky takim shërben për të bërë një vlerësim të situatës dhe sigurisht për të nxjerrë konkluzione të vlefshme mbi rrugën e bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë fazë të historisë sonë.

Besoj shkon më së miri fjala e Kemal Ataturkut i cili thoshte se ‘njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e këtij organizmi’. Mbase asnjëherë më parë në jetën tonë kjo shprehje e famshme e Ataturkut nuk ka gjetur një përputhshmëri kaq të plotë me kohën e pandemisë, një agresion mbi të gjithë njerëzimin që ka treguar se kufijtë dhe të gjitha dallimet e jetës sonë të përditshme nuk kanë asnjë vlerë. Faktikisht fjala ka ardhur tek shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura pashmangërisht të gjitha bashkë”, deklaroi Rama.

Ai theksoi më tej se nga ana tjetër jemi shumë të vetëdijshëm se kjo është një luftë që asnjë vend pavarësisht fuqisë e madhësisë së vet nuk mund ta fitojë dot i vetëm. “Përkundrazi sa më shumë të komunikojmë, të ndërveprojmë, të bashkërendojmë fuqitë dhe duke shkëmbyer eksperiencat të njehsojmë qasjen ndaj këtij armiku të padukshëm, aq më shumë rritet mundësia e fitimit të kësaj lufte duke kursyer aq jetë dhe aq plagë sa mund të kursehen”, tha kreu i qeverisë.

Sipas tij, sa më shumë strategjia të diktohet nga ekspertët aq më shumë funksionon përpjekja e qeverisë. “Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të mësojmë sa më shumë nga të tjerat dhe një nga vendet ku kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur mundësinë që të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të vazhdueshëm eksperiencash është dhe Turqia dhe besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët, janë ekspertët dhe sa më shumë strategjia të diktohet nga opinioni i tyre aq më shumë dhe përpjekja e qeverive, shteteve funksionon”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :  U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Të fundit

Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit...

Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë me kompensimin për veprat që...

“Përplasja” me gazetarin/ Lul Morina: Nuk kam përfitiar asnjë tender publik

  Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju percjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar...

Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi. Kreu i qeverisë...

Stonehenge: Çfarë mund të zbulojë një dhëmb lope për vendin e lashtë megalitik?

Një dhëmb lope 5,000-vjeçar i gjetur në Stonehenge mund të ofrojë një të dhënë të re mbi mënyrën se si megalitët u transportuan nga...

Lajme të tjera

Web TV