Ide dhuratash për Krishtlindje në kohë pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ardhur momenti ku mendojmë për dhuratat, me të cilat bëjmë të lumtur të afërmit tanë. Ashtu si shumë gjëra të tjera këtë vit, ka ndryshuar dhe stili i dhuratave. Këtu mund të gjeni dhuratat e duhura për këtë periudhë pandemie.

Dhurata teknologjike

Teknologjia është bërë e pazëvendësueshme në jetën e përditshme. Kompjutera, laptop, tabletë dhe smartphone i gjen në të gjitha shtëpitë. Ju mund të blini për dhuratë, për shembull kufje (Wi-Fi apo me Bluetooth) për të menaxhuar sa më mirë telefonatat dhe videothirrjet; apo karikues baterish (powerbank) të gjeneratës së fundit.

Dhurata për të lehtësuar punën nga shtëpia

Mbetemi në kategorinë e dhuratave të dobishme. Një karrige zyre me cilësi të mirë, do t’i bënte më pak të lodhshme orët përpara kompjuterit.
Për të mos u nënvlerësuar janë kurset për formimin profesional. Një kurs për formimin profesional është një ide e mirë, që ju hap perspektiva të reja në karrierën tuaj.

Dhurata për ata që pëlqejnë gatimin

Festat e fundvitit janë një rast i mirë për t’i kushtuar kohë kuzhinë. Tani që pushimet dimuerore janë më të gata se vitet e tjera, shumë prej jush do të kaloni më shumë kohë duke gatuar. Në këtë mënyre një ide dhurate mund të jetë një libër me receta gatimi apo ndonjë pajisje kuzhine ose elektroshtëpiake.

Dhurata për ata që pëlqejnë muzikën

Për ata që pëlqejnë muzikën, idetë për dhurata variojnë nga instrumentet muzikore (për ata që dinë të luajnë) tek amplifikatorët (edhe në dimensione të vogla, për ata që jetojnë në apartamente) te gift card për të shkarkuar gjithë këngët e artistëve të preferuar apo disqe muzikore.

Lexo edhe :  E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Dhurata për adhuruesit e fitnesit

Shumë njerëz po preferojnë ushtrimet fizike në kushte shtëpie. Nëse keni një njeri të dashur që e praktikon këtë aktivitet, mendoni për disa vegla ose objekte që do të jenë funksionale për ta./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e...

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

“Njerëzit qanin”/ Gazetarja tregon momentin kur Rama zbriti në aeroportin e Athinës

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë këtë të diel, u kthye në kryefjalë në mediat shqiptare dhe ato greke. Gazetarja Anila Basha në...

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që vota e diasporës të bëhet...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV