Investimi në Pediatrinë në spitalin e Beratit, Rama: Ka rilindur pas vitesh të tëra degradim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimi dhe rikonstruktimi i repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ishte fokusi i kryeministrit Rama mëngjesin e sotëm.

Përmes një video në Facebook, ai ka prezantuar disa prej sallave të rikonstruktuara në këtë repart. Ai thotë se Pediatria ka ‘rilindur’ pas vitesh të tëra degradimi.

Gjithashtu, shefi i shërbimit të Pediatrisë, mjeku Vladimir Kumaraku thotë se në këtë repart janë shtuar shumë ambiente ndërsa ato të vjetrat janë rikonstruktuar.

Ai thotë se tashmë, Pediatria është kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mund të përballojë fluksin e pacientëve duke i ofruar atyre kushte më të mira.

Sapo vjen prezantohesh me shërbimin e pediatrisë. Ky shërbim është i rikonstruktuar, thuajse e gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbyllur dhe ka pasur 2 dhoma gjithsej. Tani është bërë i plotë, kemi recepsionin ku paraqiten të sëmurët.

Nuk kemi pasur dhomë vizitash ndërsa tani e kemi bërë. Kemi dhomën e konsultave të mjekut pediatër. Nëse do të keni qenë në spitalin e vjetër do shihnit si ka ndryshuar edhe nga ana funksionale. Kjo hapësirë është bërë nga e para, e përshtatshme për shërbimin e urgjencës për fëmijët 1 ditore.

Këtu është volumi kryesor i punës. Urgjenca është e pajisur me oksigjenin, fëmija po të ketë probleme e merr ndihmën në urgjencë. Të sëmurët rëndë shtrohen në repartin e terapisë intensive. Kemi dhomat e shtrimit me shtretër të rinj” – tha mjeku./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto nga zona e Lungomares në Vlorë pas aksionit të tij në këtë qytet dhe jo vetëm, për...

Lajme të tjera

Web TV