Stuhi dëbore në SHBA, priten deri në 60 cm dëborë në Neë York

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një stuhi e fuqishme dëbore po përshkon SHBA-në veri-lindore, duke paralajmëruar se 14 shtete do të preken nga ajo.  Disa pjesë të Pensilvanisë dhe Nju Jorkut parashikohet të shohin deri në 60cm dëborë.

Ndërkohë që Shërbimi Kombëtar i Meterologjisë ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit dhe shkëputje të energjisë elektrike”.

Zyrtarët thonë se nuk presin që stuhia të pengojë shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19, e cila filloi në SHBA të Hënën, megjithatë kishte raportime për mbylljen e përkohshme të disa qendrave të testimit në disa shtete.

Pjesë të ndryshme në Pensilvaninë qendrore panë më shumë se 33 cm dëborë të mërkurën në mbrëmje, duke vështirësuar ndjeshëm gjendjen, veçanarisht transportin.

Ndërkohë që janë shënuar edhe dy viktimat e para, pas një përplasje të disa makinave në Pensilvaninë qendrore.  Shumë njerëz u plagosën gjithashtu në përplasjen e cila përfshiu midis 30-60 automjete.

Gjashtë vetë u lënduan gjithashtu në një përplasje me shumë makina në Neë York,  e cila përfshiu të paktën 27 automjete.

Shkollat ​​në të gjithë qytetin zhvillojnë mësimet online, ndalohen piknikët në natyrë  dhe rrugët e trageteve në qytet janë ndalur. Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë veri-lindjen./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Blerina Gjylameti humbi për 100 vota: “Dua pamjet filmike nga KQZ”

Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon...

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që pritet të bëhet aktivë mes...

Meta e ‘qetësoi’ se nuk e donte mandatin e tij/ Blushi vijon luftën!

Një ditë pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga qelia për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e 11 majit dhe mossigurimin dot...

Lajme të tjera

Web TV