U dëmtua në sy gjatë protestave, del me sukses operacioni në Turqi për policin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se operacioni në syrin e efektivit të policisë, Fadil Allaraj, i cili u plagos gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës, ka dalë me sukses në Turqi.

Rama u shpreh se efektivi kreu transplant në kornenë e syrit. Për këtë, kreu i qeverisë falënderoi mjekët turq që u përkushtuan dhe ambasadorin turk, i cili shprehu gatishmërinë për ta transportuar.

“Jam shumë falënderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që faktikisht rrezikoi që të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit edhe vetë familja, por edhe ne, kërkuam që të shkonte në Turqi, për të bërë një ndërhyrje të specializuar në një transplaent të kornesë së syrit, për të cilin morëm lajmin se ka dalë me sukses, – tha kryeministri.

Për këtë i takon një falënderim të veçantë atyre që e mundësuan dhe ambasadorit që ishte i gatshëm për ta realizuar transportin e tij në kohë rekord. Kjo është një arsye për t’ gëzuar sot, pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh të shkonte në atë spital, ku mesa duket ka dalë me sukses. Kështu që faleminderit për këtë”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këmbimi valutor 26 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.4 lekë dhe...

Reshje shiu dhe ulje temperaturash në gjithë vendin, ja si do të jetë moti sot

Vendi ynë këtë të shtunë pritet të karakterizohet nga një rënie e lehtë e Vlerave Barike, duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërimin e vranësirave...

Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë përplasjesh edhe brenda “aleatëve të...

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet e brendshme – çfarë sjell...

Lajme të tjera

Web TV