Pas Pfizer, SHBA miraton edhe vaksinën Moderna, pritet shpërndarja e 5.9 milionë dozave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina e kompanisë Moderna u bë të premten e dyta vaksinë që merr miratim për përdorim emergjent kundër koronavirusit nga Administrata Amerikane për Ushqimet dhe Barnat. Lajmi i shumëpritur ofron shpresë përballë një pandemie që ka lënë deri tani mbi 307,000 të vdekur në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet federale njoftuan autorizimin të njëjtën ditë që një komision këshillimor me ekspertë të jashtëm shprehu mbështetjen e tij për vaksinën e Modernas.

Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha autorizimin për vaksinën që mbështetet në teknologjinë RNA, e realizuar më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit që shkakton COVID-19.

Moderna po punon me qeverinë amerikane për të përgatitur shpërndarjen e 5.9 milionë dozave duke filluar që këtë fundjavë.

Vendimi i entit rregullator bazohet në rezultatet një studimi me 30,000 vullnetarë që tregoi se vaksina është thuajse 95% e suksesshme në parandalimin e sëmundjes pa shkaktuar probleme anësore serioze.

Vendimi pason autorizimin për vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech që ka filluar tashmë të shpërndahet, ndërkohë që janë vaksinuar një numër punonjësish të shëndetësisë në shkallë vendi.

Vaksina e Modernas pritet të përdoret në zona më të largëta, si në spitale rurale, ku është më e vështirë të dërgohet vaksina e Pfizer/BioNTech-ut që kërkon të ruhet në temperature tepër të ulëta.

Moderna tha se do t’i ofrojë afro 20 milionë doza qeverisë federale brenda këtij viti dhe do të prodhojë edhe 100-125 milionë doza të tjera brenda 3-mujorit të parë të 2021, rreth 85-100 milionë prej tyre për Shtetet e Bashkuara./VOA/

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV