Mbretëria e Bashkuar ashpërson masat kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa rastet e reja me koronavirusin e ri po rriten, kryeministri britanik, Boris Johson ka njoftuar se nuk do të lejohen tubimet gjatë Festës së Krishtlindjes. Ai po ashtu ka thënë se dyqanet jo-esenciale do të mbyllen në Londër dhe në jug të Anglisë.

Duke folur të shtunën, më 19 dhjetor, Johson tha se Londra dhe zona të tjera në jug të Anglisë do të kenë masa më të ashpra, që nënkupton se do të mbyllen të gjitha dyqanet jo-esenciale, floktaritë dhe shërbimet e tjera jo të domosdoshme.

Johnson tha se rregulli që lejon që gjatë Krishtlindjes anëtarë të familjes të takohen, nuk do të vlejë për Londrën dhe jugun e Britanisë.

Ndërkaq, në pjesën tjetër të Anglisë, qytetarët mund të takohen për Krishtlindje vetëm gjatë një dite, jo siç ishte paraparë nga 23 deri më 27 dhjetor.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 1,9 milionë raste me koronavirus. Ky shtet është i dyti në Evropë me numrin më të madh të rasteve me fatalitet, përkatësisht 66,600 persona kanë vdekur nga koronavirusi./rel

Të fundit

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Lajme të tjera

Web TV