Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, 14 ditë karantinë për ata që vijnë

Edhe Shqipëria ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe pasi një variant i ri i koronavirusit po qarkullon në këtë shtet, duke vendosur në alarm Europën.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit të sotëm të komitetit të ekspertëvre.

Variani i ri më i transmetueshëm se virusi i mëparshëm. Çon në rritje të gjasave për përhapje më të shpejtë sidomos në këtë kohë të vitit. Sa më sipër kemi vendosur pezullimimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga e marta deri më 6 janar.
14 ditë karantinë për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe.

Vendosja e izolimit të detyrueshëm vjen si një masë paraprale për të shmangur këtë infeksion të ri. Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve dhe nga të dhënat, nga vlerësimi i kryer mbi baza dinamike në dy javët e fundit, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë”, deklaroi ministrja Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al