Rama publikon pamje nga Rruga e Arbërit: Vepër e shumëpritur për krejt Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga e Arbërit një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore, por merr formë dita ditës.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video që tregon pamje nga ndërtimi i rrugës, ndërsa shkruan se po merr formë një tjetër urë pjesë në ndërtim përgjatë kësaj vepre të shumëpritur nga dibranët.

Me urën tjetër që po merr formë në rrugën Arbërit dhe me pjesë në ndërtim përgjatë kësaj vepre të shumëpritur nga dibranët, po të vyer për krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Më herët Rama ka thënë se Rruga e Arbërit do të përfundojë në verën e vitit 2021.  Ndërkohë deri më tani në trasenë e re të rrugës së Arberit nga Ura e Vashës deri në Tiranë kanë përfunduar të gjitha urat dhe tunelet e vogëla.

Aktualisht për momentin po punohet në hapjen e tunelit të Murrizes i cili ka një gjatësi prej 3.3 kilometrash, ndërsa tashmë puna vijon për segmentet e paasfaltuara të rrugës, kryesisht nga Xibri deri në Qafën e Buallit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV