Balla: Zgjedhjet do jenë me standardet më të mira, sot përmbyllim legjislacionin për ‘5 qershorin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se parlamenti përmbyll sot legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën. Balla deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike. Ai i drejtoi dhe një thirrje partive politike, PD-së dhe LSI-së.

Sot kuvendi i Shqipërisë përmbyll gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit. Legjislacioni garanton jo vetëm zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike por do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, manifestim i standardeve më të mira demokratike në vend.

I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë 4-mujorin e procesit parazgjedhor të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor.

I bëj thirrje PD dhe LSI ta përshëndesin votimin e kuvend të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit se duke mos qenë në Kuvend, deputetët e kanë mbështetur. Falë marrëveshjes me opozitën parlamentare kemi mundësinë që me zgjedhjet e 25 prillit të votojnë jo vetëm për partinë, por dhe kandidatët. Është hera e parë në 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por dhe kandidatin.

Dua t’ uroj gjithë deputetëve gëzuar festat, t’i uroj popullit shqiptar gëzuar Vitin e Ri 2021 dhe Krishtlindjet për besimtarët, qoftë një vit i mbarë”, deklaroi Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV