KOK-u ndihmon federatat anëtare në Kosovë, KOKSH-i “fle” në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizmi olimpik i Kosovës shpërndan një fond prej 23,000 Eurosh. Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) u ka ardhur në ndihmë të mëtejshme federatave, anëtare, duke shpërndarë një fond prej 23,000 eurosh. Bordi i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike në Kosovë ka marrë të martën një vendim që të mbështesë me nga 700 euro Federatat olimpike dhe nga 500 euro ato jo-olimpike, si ndihmë pas vështirësive të krijuara nga epidemia e Covid-19.

Shuma e ndarë për federatat është rreth 23 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 700 Euro për Federatat Olimpike dhe 500 për Federatat jo-olimpike të Kosovës”, – thuhet në njoftimin e në njoftimin e KOK-ut. Natyrisht, e ndarë për çdo federatë, kjo është një shumë simbolike, kryesisht për të mbuluar kostot operative, por duhet kujtuar këtu se KOK-u ka mbuluar me fondet e veta edhe shpenzimet e përgatitjeve në këtë kohë epidemie edhe për sportistët elitarë të xhudos, boksit, mundjes dhe notit.

Për federatat olimpike, KOK-u ka përfituar fonde nga Shoqata e Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (EOC) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). “Për të mos anashkaluar Federatat Jo-Olimpike, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këto federata të mbështeten nga të ardhurat e sponsorëve të KOK-ut”, – sqaron në mbyllje njoftimi i KOK-ut. Në fakt, në fund të qershorit, Komiteti Olimpik Evropian (EOC) do të shpërndarë plot 2,800,000 për Komitetet Olimpike Kombëtare të vendeve të Evropës.

Kjo, në mënyrë që t’i mbështesë ata në nevojat e veçanta që kanë lindur për shkak të shpërthimit të epidemisë së virusit “Covid-19” dhe shtyrjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë organizmi që qeveris lëvizjen olimpike kontinentale, ndërsa njoftimi është publikuar edhe në profilin zyrtar të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në rrjetin social “Facebook”.

Lexo edhe :  Inter me krahë të “thyer” përpara sfidës me Feyenoord, Inzaghi i detyruar të improvizojë

Kjo mbështetje financiare do t’u mundësojë Komiteteve Olimpike Kombëtare të përballojnë kostot shtesë që mund të kenë lindur në përgatitje për Lojërat Olimpike të Tokios, që tanimë janë programuar për vitin 2021, probleme që kanë lidhje me një sërë aspektesh, përfshi përgatitjen e atletëve, materialet dhe pajisjet, administratën e këtyre Komiteteve si dhe komunikimin dhe mbrojtjen që kanë në qendër masat ndaj virusit korona.

Thuajse gjysma e kësaj shume, rreth 1,250,000 dollarë amerikanë, është ndarë në mënyrë të barabartë midis 50 Komiteteve Olimpike Kombëtare të Evropës dhe, për këtë arsye, çdonjëri prej tyre, pra edhe Komiteti Olimpike Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka përfituar 25,000 dollarë amerikanë, ose rreth 2,765,000 lekë, që do të vihen menjëherë në dispozicion të tij. Ndërkohë që Kosova e ka bërë të ditur se e ka shpërndarë këtë fond, nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, që është përfshirë vetë në një kaos të plotë gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit, nuk ka asnjë informacion sesi janë përdorur këto para./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV