Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë sot në një intervistë për gazetarin Çim Peka se beteja e nisur prej tim më 2 mars nuk është lënë përgjysmë dhe as nuk ka përfunduar.

Kreu i Shtetit sqaroi se beteja e tij me popullin shqiptar kundër së keqes (maxhorancës) vazhdon, dhe se ajo finalja do të jetë më 25 prill.

”I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë dëri në vendosjen e rendit kushtetues në vend.

2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushteteues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate, dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill. Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përveç pandemisë që është imediate. Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve.”, tha Meta.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV