Krishtlindja nën spiralen e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin.

Më shumë se një milion njerëz kanë marrë dozat e para të dy vaksinave që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Por vaksinimet deri tani kanë pasur pak efekt në frenimin e sëmundjes.

Shtetet e Bashkuara regjistruan të mërkurën më shumë se 3,000 vdekje për të dytën ditë radhazi. Numri i të vdekurve në SHBA që nga shpërthimi i pandemisë në mars e ka kaluar shifrën 326,000.

Shtetet Tenesi dhe Kalifornia janë bërë epiqendrat e valës së fundit të COVID-19.

“Shteti ynë është bërë kuota zero e shtimit të rasteve me COVID-19 dhe ne kemi nevojë që banorët të bëjnë pjesën që u takon,” tha guvernatori i shtetit Tennessee, republikani Bill Lee, në Tëitter. Ai u kërkoi njerëzve të mbanin maska dhe të shmangnin grumbullimet e mëdha gjatë pushimeve të festave.

Varianti i ri i koronavirusit përhapet në Evropë

Shteti Tenesi ka regjistruar 119 raste të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, vjen i dyti me 105 raste për 100,000 njerëz. Rod Ajllënd dhe Arizona gjithashtu kanë njohur rritje të infeksioneve ditët e fundit.

Udhëheqësit politikë të shteteve dhe ata lokalë në të gjithë vendin u kanë kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë për pushime, duke thënë se festimet e Falënderimeve e përhapën më tej virusin.

Shumë amerikanë, të lodhur pas më shumë se nëntë muaj bllokimesh, i kanë sfiduar paralajmërimet.

Udhëheqësit politikë janë vënë nën kritika nga të dyja anët e spektrit ideologjik për faktin që po vaksinohen para shumë të tjerëve.

Lexo edhe :  Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Por edhe pse programet e vaksinimit u japin amerikanëve një arsye më shumë për të shpresuar, një variant edhe më ngjitës i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar.

Varianti i ri u diktua në Gjermani për herë të parë, tha të enjten landi gjerman Baden-Vyrtemberg.

Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga shumë vende, nuk i kanë ndaluar udhëtimet nga Britania, por guvernatorët e Nju Jorkut dhe shtetit të Uashingtonit kanë urdhëruar që udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar të hyjnë në karantinë pas mbërritjes.

Nju Jorku, epiqendra e mëparshme e pandemisë, ka regjistruar gjithsej më shumë se 36,000 vdekje nga COVID, shumë më tepër se çdo shtet tjetër në SHBA. /VOA/

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV