Pasi terrorizoi për disa orë banorët e fshatit Seltë në Elbasan, është bërë i mundur mundur arrestimi i 45 vjeçarit Josif Kavaja, i cili qëlloi edhe ndaj policisë me armë zjarri.
Operacioni për kapjen e tij rinisi këtë mëngjes, ku forcat RENEA ndërhynë dhe mësohet se pati dhe shkëmbim zjarri, por 45-vjeçari është neutralizuar brenda banesës së tij.
Ai është kapur i gjallë, ndërsa mësohet se gjatë orëve të natës, Kavaja ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit.
Ai ishte arratisur në pyll prej disa orësh dhe nuk i bindej policisë për t’u dorëzuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit, kur policia shkoi për kontroll në banesën e tij me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.
Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar. Mësohet se ai ka qëlluar 12 herë drejt policisë.
45-vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtëpi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. /Bl.Ba/Fjala.al