Një person dyshohet se ka qëlluar pesë herë me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Korçë, në lagjen 17, në vendin e quajtur si “lagjia e Radenecit”.
Nuk dihen ende rrethanat që e kanë çuar të dyshuarin të qëllojë me armë zjarri në ajër.
Policia bën me dije se autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja plumbash. Policia sakaq ndodhet në vendngjarje, ndërsa agjentët janë vënë në kërkim të autorit./Bl.Ba/Fjala.al