Drejtuesit e Pfizer: Pandemia drejt fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë shpejt pandemia do të marrë fund dhe do rikthehet normaliteti. Është kjo deklarata e presidentit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, në një intervistë për televizionin grek ERT.

Sipas drejtuesit të Pfizer normaliteti do të rikthehet së shpejt, por deri atëherë qytetarët duhet  të vazhdojnë të përdorin maskat dhe të ndjekin udhëzimet antiCovid.

I pyetur nga gazetarët grekë për mutacionin e ri të  virusit Covid-19, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është.

“Afërsisht pas dy javëve ne presim që të kemi më shumë informacion. Pasi të përfundojnë edhe faza e eksperimenteve që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më efektive kundër këtij varianti të ri”, tha ai.

Deri tani ekspertët janë shprehur optimistë se vaksina antiCovid do të jetë efikase edhe ndaj mutacionit të ri të Sars-Cov-2.

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV