Shteti që pritet ta “mposhtë” i pari pandeminë Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore në Izrael po vaksinojnë me shpejtësi popullatën dhe ndoshta shumë shpejt ky shtet mund ta mposhtë pandeminë që ka gjunjëzuar botën.

Sipas gazetës gjermane, BILD, ky shtet po vaksinon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe deri dje mendohet se janë vaksinuar 500 mijë persona.

Ritmi me të cilin po ecën vaksinimi është plot 100 mijë persona në ditë. Autoritetet kanë konfirmuar se vaksinat nuk do të mbarojnë, ndryshe nga sa kishin shkruar mediat.

Deri më tani, Izraeli ka vaksinuar 3 në 100 persona, duke mbajtur vendin e parë në botë. Më pas vjen Bahreini dhe më pas Britania e Madhe. Pas tyre është SHBA dhe Rusia.

Shteti me mbi 9 mln banorë mund të përmbyllë shumë shpejt procesin e imunitetit të tufës. Deri më tani nuk janë raportuar probleme në procesin e vaksinimit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nga një patëllxhan…”/ Çfarë plani po thurin Rozana dhe Gjesti për banorët?

Rozana dhe Gjesti kanë një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Pavarësisht debateve që...

Meningiti akut prek 14-vjeçarin në Durrës/ Nxënësit në panik, nuk shkojnë në mësim

Një fëmijë nga Durrësi është prekur nga meningiti akut. 14-vjeçari është shtruar të premten e javës së kaluar në spitalin e Durrësit dhe më...

Tirana e politikës me gëzof demokratik

Nga Ben Andoni  Mënyra sesi përballet një çështje e madhe tregon maturinë e një shoqërie dhe stadin e klasës politike të saj. Politika shqiptare nuk...

Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir dhe shumë vende të tjera përgjatë bregut të Egjeut është tërhequr me më shumë se...

Kontrabandonin pajisje elektronike nga Gjermania, arrestohen dy persona

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Porosia”, duke goditur një tentativë për kontrabandimin e pajisjeve elektronike në Shqipëri. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV