6 ditë pas vaksinimit, infermieri rezulton pozitiv me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermier i cili është vaksinuar me Pfizer më 18 dhjetor ka rezultuar përsëri pozitiv me COVID-19. 45-vjeçari nga San Diego tha se pasi bëri vaksinën kishte dhimbje krahu, ndërsa kishte vijuar punën normalisht me pacientët e prekur nga COVID-19.

Por, gjashtë ditë më vonë ai shfaqi simptomat e COVID-19, temperaturë, dhimbje muskulore dhe lodhje. Pas bërjes së testit ai rezultoi se ishte pozitiv me COVID-19, pavarësisht se kishte gati një javë që ishte vaksinuar.

Lidhur me rastin ka folur Christian Ramers, specialisti i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore në San Diego, i cili u shpreh se vaksinat nuk krijojnë në mënyrë të menjëhershme mbrojtje të pacientit.

Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina,”-është shprehur specialisti.

Sipas tij, edhe pas atyre 10 deri 14 ditë, pacientët ende kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë.

Doza e parë siguron rreth 50% mbrojtje dhe kjo është arsyeja që nevojiten 2 doza për të arritur efektivitetin deri në 95%,” shtoi Ramers./Fjala.al

Të fundit

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Lajme të tjera

Web TV