Greqia rregulla të reja për emigrantët, ç’duhet të bëni para se të niseni drejt kufirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke kanë futur në fuqi rregulla të reja, të cilët do të mundësojnë kalimin e shteteasve shqiptar në pikat doganore, që posedojnë vërtetim blu apo kanë lejen e qëndrimit të skaduar, që ditët e fundit janë kthyer pas në kufi nga policia greke.

Ministria e Jashtme greke njofton se duke nisur prej datës 18 janar 2021, personat e kësaj kategorie do të duhet të dërgojnë me email në adresën e përfaqësive greke në vendin tonë, të dhënat si më poshtë:

1- Emër mbiemër i personit që udhëton

2- Data e udhëtimit

3- Vendi dhe adresa ku shkon në Greqi

4- Nëse udhëton me makinën e tij duhen targa e makinës

5- Nëse udhëton me autobus, emrin e firmës që udhëton

6- Fotografi të pasaportës

7- Fotografi të lejes së qëndrimit

Kjo ministri sqaron qytetarët që jetojnë në Vlorë, Mallakastër, Fier, Berat, Gramsh, Librazhd, Elbasan, Peqin, Kavajë, Tiranë, Durrës, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Dibër Kukës, Pukë, Shkodër, Malësi e Madhe Tropojë dhe Has se duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Tiranë në email-in: grcon.tir@mfa.gr

Për personat që jetojnë në Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Himarë, Përmet, Konispol duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme në Gjirokastër në email-in: grgencon.arg@mfa.gr. Për personat që jetojnë në Korçë, Pogradec, Bilisht duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme e Korçës, në email-in: grgencon.kor@mfa.gr

Në vazhdim, ambasada dhe konsullatat greke në Shqipëri do të informojnë të interesuarin nëpërmjet email-it, lidhur me aprovimin ose jo të udhëtimit të tij. Ministria e Jashtme greke sugjeron që personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, të dërgojnë email-et disa ditë më herët se udhëtojnë.

Lexo edhe :  Skandali i Bankers/ 12-15 miliadë euro janë vjedhur nga nëntoka shqiptare

Përsa u përket kategorive të tjera të udhëtarëve (punonjësit sezonalë, shtetasit me leje qëndrimi, ata me pasaportë greke etj.) do të vazhdojnë të udhëtojnë si më parë, pra mund të udhëtojnë në çdo moment që ata dëshirojnë, mjafton që të kenë kryer aplikimin për t’u pajisur me PLF, të paktën 24 orë më parë dhe të kenë kryer testin për Covid negativ, brenda 72 orëve nga dita e udhëtimit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Musk vijon sulmet ndaj Trump/ Këshilltari i tij, emër i përmendur në dosjet Epstein

Miliarderi dhe themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke pretenduar se ish-këshilltari i...

U rrëzua teksa partneri i propozoi martesë/ 24-vjeçarja në luftë me jetën

Një 24-vjeçare nga Republika Çeke po lufton për jetën pasi u rrëzua ndërsa partneri i saj i propozoi martesë në një kishë në Lefkada. Në...

La foshnjën në makinë dhe shkoi për dy orë parukeri… tragjedia që tronditi Amerikën

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Porterville, pasi një foshnjë njëvjeçare, Amillio Gutierrez, humbi jetën. Amillio Gutierrez, 1 vjeç, dhe vëllai i...

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një lëvizje e shpejtë e zotit...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Lajme të tjera

Web TV